Shqipëria sot, vetëm paaaak më mirë se në vitin 1910

Në vitin 1910, sipas revistës prestigjoze "The Economist", të ardhurat për frymë në Shqipëri, ishin sipas standardit të fuqisë blerëse, sa 25.1 per qind e mesatares së Bashkimit Europian, edhe pse ky organizëm nuk ishte krijuar ende. Në fund të vitit 2011, shifra ishte 31 për qind.
100 vjet histori varfërie, që i lë shqiptarët sot po aq të varfër ndaj europianëve sa ishin një shekull më parë, kur Shqipëria shpallte pavarësinë. Te dhenat e fundit zyrtare te Institutit Europian te Statistikes tregojne se fatkeqësisht historia ka përsëritur vetveten, raporton Top Channel.
Në vitin 1910 Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë, ndërsa sot është e parafundit duke lënë pas vetëm Bosnjen e përfshirë nga konfliktet pafund etnike. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë dhe ato të rajonit, kanë një nivel dukshëm më të lartë mirëqënie.
Sipas EUROSTAT në Serbi të ardhurat për frymë ishin në 2011 sa 35 për qind e mesatares së BE-së, ato në Maqedoni sa 36 për qind dhe më pas Mali i Zi dhe Turqia me një nivel të ardhurash për frymë respektivisht sa 43 dhe 52 për qind e BE-së. Njëqind vjet pavarësi janë një motiv i fortë feste, por tre ditë më parë shqiptarët mund dhe duhet të kishin shumë më tepër arsye për të festuar dhe për të qenë krenar. Ja.Se.
Comments
Artikulli eshte i dobet dhe i

Artikulli eshte i dobet dhe i bazuar ne fakte/statistika reale. Ne duhet thjeshte t'i besojme TCH, kur ata duhet te na jepnin burime te sakta, nga ku kane bazuar ato te dhena qe pretendojne ketu.

Jane te pakten dhe dy vende te tjera Europiane qe jane nen Shqiperine. Mos harroni se vendi me i varfer i Europes eshte Moldova dhe pas saj vjen direkt Ukraina. Po te fusim ne liste edhe vendet e Kaukazit (Gjeorgji, Armeni) i bie qe Shqiperia te jete akoma me larg fundit te listes.

Per ito: Ah, po tani u

Per ito:

Ah, po tani u lehtësova. Meqë pervec boshnjakëve janë edhe ukrainasit dhe moldavët (gjeorgjianët dhe armenët) më të varfër se shqiptarët, po ndihem më mirë.

Në fakt, ajo qe po thua nuk e kundërshton lajmin në fjalë, nëse nuk jemi të fundit e bie të jemi nga 5 të fundit. Edhe për të kuptuar sa të varfër janë njerëzit nuk kemi nevoje të na e thote Eurobarometër apo ndonjë institucion tjetër: e shohim cdo ditë, kudo. Ky është thelbi i artikullit.

Add new comment