Vazhdon dhunimi i heronjve, dhe sigurisht,pa proces profesional e publik

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 09:23

 

Opozita përforcon denoncimin mediatik të demtimit të monumentit të "5 Heronjve të Vigut" në Shkodër. Deputetë të Partisë Socialiste dhe veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare ishin pranë vendit të ri ku qëndron tashmë ky monument, pasi Bashkia e qytetit verior e zhvendosi atë nga qendra e Shkodrës. Opozitaret e cilësuan aktin e dëmtimit për skrap dhe mosreagimin e autoriteteve lokale dhe policore, si dhunimin e dytë që i bëhet monumentit, denoncon Top Channel.
"Realiteti që shohim sot është shokues. "5 heronjtë e Vigut" qëndrojnë të heshtur, të braktisur, të përdhosur, në një periferi, në një cep plehrash ku i vendosën gjatë dhunimit të tyre të parë, ku me një vendim absurd të Këshillit Bashkiak, i larguan nga qendra e qytetit", tha deputetja socialiste Paulina Hoti.

Loja që bëhet me heronjtë duket që është politike, por nëpërkëmbja që u bëhet mund të mbante një epitet tjetër. k.c.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.