Media gjermane: sundimi i klanit të Haradinajt në pjesën perëndimore të Kosovës do të vazhdojë...

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 16:45

Lirimi i Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij ka shkaktuar reagime të shumta në shtypin gjerman dhe austriak. Kanë munguar provat, por kush është fajtor?!

Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij janë liruar, sepse nuk ishte e mundur të dëshmohej fajësia e tyre, shkruan gazeta "Tageszeitung". "Për ish - kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës kjo është një shuplakë, sepse ajo ishte e bindur se Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij janë fajtorë për krimet e bëra në vitin 1998. Fakti që 10 dëshmitarë janë vrarë lë vend për shumë spekulime. Por Gjykata nuk mund të vlerësohet si e njëanshme, siç po ndodh në Serbi. Gjykata ka ndjekur faktet dhe dëshmitë, të cilat kanë munguar. Ndaj Haradinaj është shpallur i lirë. Kjo nuk është e mirë për viktimat, por vendimi është marrë në bazë të dëshmive. Për fat të keq shumica e kosovarë e kanë kuptuar këtë vendim si një konfirmim të pavarësisë dhe jo fitore të drejtësisë. Pra sundimi i klanit të Haradinajt në pjesën perëndimore të Kosovës do të vazhdojë dhe këtë duhet ta pranojnë edhe institucionet ndërkombëtare", konstaton autori i shkrimit në "Tageszeitung".

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" e Zvicrës informon gjatë për procesin e lirimit të Haradinajt dhe bashkluftëtarëve të tij nën titullin "Pas Kroacisë tani po feston edhe Kosova". Gazeta rikujton se pas lirimit në Hagë të dy gjeneralëve të Kroacisë Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç tani u shpall i pafajshëm edhe Ramush Haradinaj. "Për këto vende kjo është një fitore e madhe ndërsa pala serbe e ka vlerësuar si një humbje të madhe të drejtësisë", shkruan gazeta.

Për lirimin në Hagë dhe pritjen e Haradinajt dhe bashkëpuntorëve të tij në Prishtinë, raporton edhe "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Ndërsa gazeta austriake "Der Standard" komenton: "Zemërimi i Beogradit pas lirimit të Haradinajt është shumë i madh. Ndërkohë që mllefi ende nuk kishte pushuar pas lirimit të dy gjeneralëve kroatë, Gotovina dhe Markaç. Për Serbinë është dëshpëruese sepse në të dy këto procese është konstatuar se ka pasur krime kundër serbëve, por të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm. Në Serbi me të drejtë shtrohet pyetja: kush është përgjegjës për këto krime?", shkruan "Der Standard".

Deutsche Welle

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Për Serbinë është dëshpëruese sepse në të dy këto procese është konstatuar se ka pasur krime kundër serbëve, por të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm. Në Serbi me të drejtë shtrohet pyetja: kush është përgjegjës për këto krime??????

SERBET jane vetefajtore, e kush tjeter!

Ne fund te fundit, keto krime jane rezultat i reagimit te paleve, te cilave SERBET historikisht u kane shkaktuar dhimbje, nepermjet VRASJEVE, ZHDUKJEVE, PERDHUNIMEVE, SHPRONESIMEVE dhe DEPORTIMEVE.

Per te gjitha keto, ndoshta ata kane pritur pergezimet e pales tjeter, por nuk ka ndodhur keshtu...Pala tjeter u ka kthyer RESTON, ndoshta me teprice duke tejkaluar te drejten e saj...

"...kush perdor shpaten, nga shpata do te vdese..."/ thuhet ne te gjitha gjuhet dhe fete, por duket se ne gjuhen e serbeve te pafe, kjo thenie nuk egziston...ndoshta deri tani...

Submitted by baskim (not verified) on

shume kushe qe jeton ne kosoven perendimore ndoshta do ti jep te drejt kesaj gazete germane.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.