Përgjimet në Kosovë mund të jenë bërë gjatë aferave për korrupsion 2 milionë Euro në Ministrinë e Transportit dhe të Telekomunikacionit!

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 03:01

 

Disa ditë pas publikimit të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe institucioneve të tjera në Kosovë, mbetet e paqartë se kush dhe përse i hodhi këto biseda në YouTube. Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në vend ka konfirmuar tashmë vërtetësinë e këtyre bisedave, por përfaqësuesit e EULEX-it nuk komentuan nëse kanë nisur hetimet për të parë se si dolën në publik ato, shprehet “Zëri” në Prishtinë.

“Ne nuk komentojmë nëse ke hetime apo jo. Edhe po të kishte hetime, ne nuk do komentonim”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja e misionit Bardha Azari.

Për të kundërtën raporton agjencia lajmeve “Associated Press”. Kjo agjenci citon burime anonime në EULEX të kenë thënë se përgjimet mund të jenë publikuar nga avokatët mbrojtës në një rast që ka të bëjë me përvetësimin e mbi dy milionë eurove në Ministrinë e Transportit dhe të Telekomunikacionit ndërmjet viteve 2008-2012.

Për përfshirje në aferat korruptive dhe krim të organizuar në këtë ministri akuzohet kreu i atëhershëm i këtij dikasteri, Fatmir Limaj, dhe gjashtë persona të tjerë.

Duke folur për bisedat e përgjuara, Avni Zogiani, udhëheqës i Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, vuri dyshime në hetimet e EULEX-it për krim të organizuar dhe korrupsion duke thënë se qëllimi i misionit është kontrollimi i klasës politike të vendit.

“Të gjithë këta politikanë janë shndërruar në multi-milionerë para hundëve të EULEX-it. EULEX-i, sikurse edhe UNMIK-u, nuk e ka pasur as nuk e ka për qëllim ta luftojë korrupsionin e krimin e organizuar. EULEX-i e ka definuar gjithë këtë luftë me rastin Limaj dhe s’ka asgjë tjetër të flasë përveç rastit Limaj. Nuk është qëllimi i luftimit të korrupsionit politik, e as të krimit të organizuar. Qëllimi është të kontrollohen këta (politikanët)”, tha Zogiani.

Bisedat telefonike të hedhura në YouTube, përfshijnë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministren për Integrime, Vlora Çitaku, kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Adem Grabovci dhe një anëtar tjetër të PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas shkollës shqiptare alla“është montazh”, Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër publikimin e përgjimeve, sipas saj, të fabrikuara duke thënë se ato janë bërë “me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private”.

Ja.Se.

Comments

Submitted by Bamka (not verified) on

<p>Sic thuhet, &quot;cpohem ketu&quot;, dmth ne hunde, nese brenda ketij 10 vjecari Kosova nuk do te kthehet ne gjendjen para pavarsise. Ketu do te jemi, ka per ta humbur pavarsine dhe cdo arritje te deritanishme.Vetem te marret nuk duan te shohin se perendimi po e humb cdo dite durimin me kete kope banditesh.Ndaj, duket,&nbsp;nese Serbia garanton perendimin se do te ece ne udhen drejt saj, me keto qe bejne politikanet kosovar, pavaresine e&nbsp;Kosoves &quot;ka per ta puthur halla ne te dy faqet&quot;.&nbsp;Vetem se&nbsp;ne te mjeret ketu ne Shqiperi, cfare faji ju kemi Kosovareve, qe me 1000 fije po&nbsp; eksportojne cdo poshtersi per te helmuar jeten&nbsp;shoqerore ne kete vend? Dhe me e bukura qendron ne faltin, se e&nbsp;kamuflojne gjithcka&nbsp;me deshiren e tyre te &quot;zjarrte&quot; per bashkim me &quot;shtetin ame&quot;.&nbsp;Ndaj, si qytetar i thjeshte mendoj, se&nbsp;e vetmja gje qe kerkon koha sot eshte, qe politikanet e te dy aneve ti therrasin mendjes sa nuk eshte vone...</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Që të pestë duhet të largohen nga pushtetet që mbajnë se me veprimet e tyre nuk kanë se çfarë ti sjellin shoqërisë për veçse një turpë të madh</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.