Kreshniku kundërgodet Saliun dhe nuk harron Fatosin, Enverin, Ahmetin, Esadin…

Në një editorial të sotëm në gazetën Tema, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi i jep një kundërgoditje të fortë Sali Berishës, i cili u fut së fundi në “ringun e patriotizmit”.
Shkruan Kreshniku për Saliun: “Tani flet për Prevezën, por më parë u ka dhënë grekëve detin, u ka dhënë varrezat, censusin me baza etniko fetare, ndryshimin e kombësive të mijëra shqiptarëve në grekë, emërimin e 3 ministrave nga minoriteti grek….Serbët janë në pozitat më komode në 8 vitet e qeverisjes së Berishës; biznesi serb ka lulëzuar në Tiranë. Ditën [Saliu] flet e çirret për kombin, e me vepra bllokon çdo nismë për bashkim. Ai bllokoi personalisht interkonjeksionin me Kosovën, duke lënë 500 milionë euro në dorë të biznesit serb. Luftëtari i madh antikorrupsion, akuzon bankat gjermane [që do të financojnë linjën e interkonjeksionit] për korrupsion!!!!”
Por Kreshniku nuk mjaftohet vetëm me kundërgoditjen ndaj Saliut. Ai godet edhe paraardhësit e tij në lidhje me “patriotizmin” e tyre. Shkruan për ta ai:
“Sali Berisha, ky patriot part-time, nuk është i vetmi. Edhe kryeministri para tij, Fatos Nano, puthej me Milloshevicin dhe fshinte lot për Kosovën. Ishte ai që u kërkonte shqiptarëve në Kosovë të shihnin Beogradin si kryeqytet. Dhe në atë kohë, Berisha çirrej, po ashtu si sot për tradhti kombëtare!!!
Fatkeqësisht ka një histori të tërë të liderëve politikë në Shqipëri që sillen si servilë, qoftë me Beogradin, qoftë me Athinën! Enver Hoxha kishte frikë nga Beogradi dhe letrat e tij për Miladinin tregojnë jo vetëm kompleksin e inferioritetit, por edhe gjurmët e tradhtisë. Për pushtet personal Hoxha e shiti Kosovën. Më pas lëshonte lot krokodili. Për pushtet personal kërceu sa nga Beogradi në Moskë e deri në Pekin.
Për pushtet personal, Ahmet Zogu firmosi me Pashicin, për t’u kthyer në fron. Eshtrat e Esad Toptanit janë edhe sot në varreza serbe…”
Nga kjo breshëri shumëdrejtimshe e Kreshnikut, duket qartë se Aleanca Kuqezi po synon vota “përtej së majtës e të djathtës”, ose ndryshe, vota të zhgënjyerish edhe nga e djathta edhe nga e majta…
E.Zaloshnja
Artikulli i plotë: http://www.gazetatema.net/web/2012/12/02/balta-e-67-mije-km-...
Comments
Nga na doli ky (DELETED) te

Nga na doli ky (DELETED) te na behet kaq patriot sot? Ku ishte kjo kuceder deri dje qe i shpartalloi shqiptaret nga parate kur punonte ne KLD? (DELETED) e mjeran..... Nuk mbeti Shqiperia ne Partine tende (DELETED)qe edhe flamurin e shenjt te kombit e ke privatizuar prone te simbolikes se Aleances Faqezi.

E pse nuk paska te drejte Sal

E pse nuk paska te drejte Sal Berisha te flasi per "Shqiptarizem" - pse qenka e thene qe "shqiptarizmen" e paska privatizuar AKZ?

Bravo i qofte Sales qe diti te njohe gabimet (qofte keto dhe te tijat) dhe ne kete dite te shenuar ti vendos kufijte shqiptar atje ku na i kane lene te paret..."deri ne Preveze dhe Shkup" ! Te gabosh eshte njerezore - ta perserisesh gabimin eshte djallzore (thote Latini).

Pse nuk del Kreshniku dhe te botoje hapur ne internet:

1. listen e plote te pasurise se tij ?

2. Cfare tokash (pasuri te patundshme) i jane shtuar famijes se Kreshnikut ne keto 5 vjetet e fundit ?

3. Sa ka qene rroga vjetore e Kreshnikut ne keto 5 vjetet e fundit?

4. Sa taksa ka paguar Kreshniku ne keto 5 vjetet e fundit?

5. Si i justifikon Kreshniku rritjen e pasurise ne keto 5 vjetet e fundit - kundrejt pages se marre?

Pra hajde ta fillojm se mbari kete djalog politik me kete njeri qe synon te na hapi syte per politikanet e sotem - por qe vete do te behet politikan i neserm !

Kreshniku eshte nder te
Kreshniku eshte nder te paktet qe realisht eshte patriot. AK-ja do jete nje realitet i rendesishem ne 2013.
shume mire e ke per

shume mire e ke per kreshnikin,por me pare ta beje kete edhe salihi etj por ti kerkon vetem njerin se aty eshte sikleti jot o erioni i pd

Cja paska mbledh Sales. Burra

Cja paska mbledh Sales. Burra si Kreshniku i duhen vendit (qe ta cojne dhe me per lesh sesa eshte).

O po po!

O po po!

Add new comment