Paradokset e qarkut Kukës

Pyetja “Sa është popullsia e qarkut Kukës?” është bërë e rëndësishme kohët e fundit. Nga përgjigjia e saj varet numri i mandateve parlamentarë që do t’i caktojë KQZ-ja këtij qarku, 4 apo 3. Ose ndryshe, se sa mandate do të fitojë PD-ja në këtë qark, 3 apo 2.
Sot gazeta Shqip merrej me këtë pyetje, tek raportonte për një studim të kryer nga Shoqata e Demografëve, botuar në një revistë të posaçme për vitin 2012. Studimi analizon lëvizjet e popullsisë së qarqeve në dhjetëvjeçarin e fundit, bazuar në të dhënat e Censusit.
Sipas studimit rezulton se, në vitin 2001, popullsia banuese në qarkun Kukës (përjashtuar emigrantët e jashtëm e të brendshëm) ishte 111.393 banorë, ndërsa në vitin 2011, rezultonte me 85.238 banorë. Pra, një ulje prej 26.154 banorë.
Ndërkohë, nga të dhënat e KQZ-së, rezulton se numri i votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje nuk është ulur pothuaj fare nga 2001-shi në 2009 dhe 2011 – rreth 44 mijë votues morrën pjesë në zgjedhjet e vitit 2001, kur popullsia ishte 26 mijë më e madhe se sot, dhe rreth 43 mijë votues morrën pjesë në zgjedhje në vitet 2009 e 2011, kur popullsia ishte zvogëluar ndjeshëm.
Dhe ndoshta jo rastësisht, në vitin 2001, koalicioni i PD-së mori 59% të votave, ndërsa në vitin 2009 mori 65% të votave...
E.Zaloshnja
Comments
Ai censusi cfare rregjistroi
<p>Ai <strong>censusi</strong> cfare rregjistroi xhanem( ?!), miletin apo bagetine ?! C'jane keto gjera te pabesueshme qe tiren e tiren ne kete dynja jallane ?! Dhe e ka fajin populli pastaj se kete 'qylaf' meriton...</p>
Te dhenat e Instatit nuk
<p>Te dhenat e Instatit nuk nxirren me urdher nga Sala, deri sa te perfundoje ndarja e mandateve ne Kukes.</p>
Add new comment