Partia Socialiste rithekson rëndësinë e heqjes së taksës për biznesin e vogël

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 11:28

 

Të dielën, për të n-tën herë, Partia Socialiste ka ritheksuar rëndësinë e heqjes së taksës për biznesin e vogël. Sipas socialistëve, një hap i tillë do të nxiste sipërmarrjen dhe do të lehtësonte krizën ekonomike. "Duke hequr taksën e biznesit të vogël, qeveria jo vetëm do të nxiste sipërmarrjen dhe do të lehtësonte krizën ekonomike, por do të jepte një mundësi më shumë për familjet shqiptare që në këto ditë të fundvitit të festonin siç e kërkon edhe tradita", u shpreh deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Deputetja iu referua diskutimit të projekt-buxhetit që do të zhvillohet në Kuvend javën e ardhshme, Felaj e ka cilësuar këtë si një mundësi e shkëlqyer për të miratuar kërkesën e PS-së në lidhje me heqjen e taksave për biznesin e vogël. "Ne kemi muaj që këmbëngulim për ta hequr këtë taksë, pasi jemi të bindur se biznesi i vogël, që në fund të fundit është biznesi familjar dhe që mban në këmbë ekonominë e vendit, ka nevojë për frymëmarrje", tha Felaj.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.