Skandali grek: pas llogarisë 550 milionë Euro qendron Margaret Papandreu, e ëma e ish-Kryeministrit

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 09:05

Skandali i rradhës në Greqi vjen nga mediat greke. To Vima dhe media të tjera kanë publikuar informacionin nga një zyrtar i skuadrës së anti-krimit ekonomik grek që tha se Margaret Papandreu, nëna e kryeministrit Papandreu, dhe e shoqja e Andreas Papandreut plak, ka një depozitë sekrete prej 550 milionë eurosh në bankën zvicerane HSBC. Ajo është pjesë e Listës Lagardë, ku janë emrat dhe llogaritë e padeklaruara të 2.059 grekëve të cilët knaë shmangur evazionin fiskal.

Depozituesi i shifrës së frikshme thuhet se është një nëpunës civil me emrin Maria Panteli, por sipas gazetës greke To Vima, "pas kësaj depozite qendron zonja Margarita Papandreu."

Jorgos Papandreu dha dorëheqjen si Kryeministër një vit më parë, ndërsa thotë se nuk kishte dijeni për listën që i është dorëzuar para 2 vjetësh ish-ministrit të tij të financave nga Ministrija e atëhershme e Financave franceze, Lagarde. Kjo listë, që tani quhet "Lista Lagarde," ka detajet me emrat e depozituesve grekë në bankën HSBC dhe është vjedhur nga banka nga një punonjës. Qeveria greke tentoi pak muaj më parë të arrestonte gazetarin që bëri publik listën,

Evaduesit tatimorë janë duke i kushtuar Greqisë më shumë se $ 70 miliardë, dhe Samaras nuk i zuri në gojë as kur Parlamenti miratoi shkrurtimin me 17450000000 $ të shpenzimeve dhe rritjen e taksave, plan që rëndon mbi punëtorëve të Greqisë, pensionistët dhe të varfërit, ndërsa i lë mashtruesit të shijojnë paratë e pista.

Ja. Se.

 

për më shumë:

http://respublica.al/artikuj/2012/11/02/gjykata-shpall-te-pafajshem-gazetarin-grek-lista-kishte-dy-vjet-ne-sirtaret-e

 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Dhe hajde merre si shembull ate shtet apo ato parti qe jane ne Greqi, parti hereditare qe drejtohen akoma nga niperat e themeluesve te tyre.&nbsp;</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>Mos jane gje thashetheme ?!...</p><p>Thone sikur, sikur paska deklaruar &#39;ai&#39; zyrtari i larte ( Steliu Stasinopulu ) ne prokurori , se kishte pyetur dy drejtore te sherbimit nese e kishin pare listen lagarde dhe kush ishte zonja mister e 5oo milioneve , dhe ata i paskan thene se nuk e kane pare listen por thuhet se zonja eshte Margaret Papandreu...</p><p>Pra, me thane sikur...Lajm pas lajmi me gjasme...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.