Nobel kundër Nobelit: çmimi i letërsisë 2012 për kinezin Mo, një “katastrofë”

Herta Mueller, fituese e Çmimit Nobel në Letërsi më 2009, thotë se përzgjedhja për t'i dhënë çmimin e këtij viti kinezit Mo Yan është një "katastrofë" që nuk duhet të kishte ndodhur, dhe akuzon shkrimtarin kinez se ka lavdëruar ligjet e ashpra të censurës në këtë vend të Azisë.
Në një intervistë të botuar pak ditë më parë në të përditshmen suedeze Dagens Nyheter, shkrimtarja e lindur në Rumani – tek veprat e së cilës ka ndikuar fort lufta kundër diktaturës së Nikolae Çausheskut - thotë se i erdhi të qante kur mësoi për zgjedhjen e laureatit të vitit 2012. Ajo thotë se mendon se kjo zgjedhje " është një katastrofë," dhe "tepër tronditëse".
Mo, shkrimtari i parë kinez që ka fituar çmimin Nobel në letërsi, është kritikuar fort se e ka kompromentuar pavarësinë e tij artistike dhe intelektuale duke qenë anëtar i Partisë Komuniste dhe nënkryetar i shoqatës zyrtare shkrimtarëve. K.C.
Comments
Sipas ketij arsyetimi,

Sipas ketij arsyetimi, katastrofe do te ishte edhe sikur cmimin t'ia jepnin Kadarese meqe edhe ai ka qene anetar i nje partie komuniste. Sepse sipas ketij arsyetimi cmimet nuk fitohen ne baze te aftesise per te shkruar, por jepne ne baze te kritereve politike qe gjykon ai( ajo, ato, stafi dmth)

Kadare nuk ka qene pjese e

Kadare nuk ka qene pjese e Partise Komuniste, madje ka qene kunder komunizmit edhe pse jo disident. Ne veprat e tij ai kurre nuk ka lavderuar komunizmin, krejt e kunderta, ka perdorur ironine kunder tij. Ti o drino qe flet keshtu jam 100% i sigurte qe nuk ke lexuar asnje liber te tij, madje s'ia ke haberin letersise.

Ne letren e Ramiz Alies per

Ne letren e Ramiz Alies per Ismail Kadarene (21 maj 1990): "Vepra jote i është kushtuar mbrojtjes së atdheut, lirisë e pavarësisë së tij, luftës heroike të Partisë sonë e të shokut Enver Hoxha, për të ruajtur sovranitetin tonë (kujtoj "Gjeneralin…”, “Kështjellën…”, “Dimrin e madh”, “Përse mendohen këto male”, “Shqiponjat fluturojnë lart”, “Koncert…” – të falenderoj për botimin frëngjisht që më dërgove – etj., etj.). Kjo të nderon, jo vetëm si shkrimtar, por mbi të gjitha si luftëtar, si patriot, si komunist. Veprën tënde e do populli dhe e ka vlerësuar Partia. Mos harro atë ç’ka bërë shoku Enver për ty, as anësinë time në favorin tënd. Madje nëse të shkruaj kështu hapur, pa shumë “diplomaci”, kjo ka lidhje me ato marrëdhënie miqësore që ekzistojnë mes nesh, por edhe i nisur nga ai kujdes që Partia vazhdimisht ka treguar për Ismail Kadarenë, të cilin e kemi dashur dhe e duam shkrimtar të madh, po e po, por edhe luftëtar konsekuent për çështjen e Partisë e të popullit"

Po mire ti Andon qe e dike

Po mire ti Andon qe e dike mire letersine pse nuk na e shpjegon pak romanin Dasma. Po faktin qe Kadare ka qene deputet ne parlamentin e Shqiperise Komuniste si e shpjegon. Po librin "Dimri i vetmise se madhe" ku lavdet per "Udheheqesin" jane pa fund. Disidentet ne kohen e "Udheheqesit" i kishe ose burg ose ne dhe e jo duke drekuar me balerina e aktore. Po c'te them une ti duhet te jesh nga ata qe sikur m.... te beje Kadareja ti do thuash sa i mire eshte.

Mersin, Kadarene e pelqej si

Mersin, Kadarene e pelqej si shkrimtar dhe nuk e vleresoj une por e ka vleresuar nje bote e tere. Te garantoj qe e njoh shume mire letersine dhe them pa frike qe Kadare nuk eshte nje komunist, eshte njeri me parime demokratike dhe s'ka si te jete ndryshe nje njeri me intelekt aq te madh. Disident nuk ka qene dhe jam dakord, por per sa i perket librave qe permend ti, edhe po pati dicka pro Enverit ne romanet e tij nuk ka lidhje me komunizmin por me Enver Hoxhen si individ ne raportin personal. Edhe dicka tjeter, mundohu te jesh me etik kur shkruan sepse njerezit pa etike ne shumicen e rasteve i kane gabim ato qe thone.

"Mo..... është kritikuar për

"Mo..... është kritikuar për komprometimin e pavarësisë së tij artistike dhe intelektuale duke qenë anëtar i Partisë Komuniste dhe nënkryetar i asociacionit zyrtar të shkrimtarëve." Aiiiiiiiiiii Kadareja u kane edhe ma ngusht i lidht me diktauren dhe vet Enver Hoxhen, e sot hala shiptaret e mjer ja ngojn propagandat personale, bile kan qejf me ja jap cmimin nobel. Shuplake ftyre per tan viktimat diktatures shqiptare.

Jepini, shajeni me te madhe

Jepini, shajeni me te madhe nje nga njerezit qe eshte krenaria jone kombatare ne bote. Nuk habitem se ne shqiptaret keshtu e kemi zakon, njerezit tane me te mire nuk i duam dhe kemi prirjen t'i ulim sa me shume. Edhe pune e madhe po ka qene ne PPSH, jo te gjithe ata qe kane qene pjese e partise (si Berisha, sot kryeminister) s'do te thote se ishin komuniste.

Add new comment