Beograd, studentët protestojnë kundër lirimit të Haradinajt, u bashkohet edhe ministri i Drejtësisë

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 03:35

Mijëra studentë serbë u mblodhën të martën në Beograd për të protestuar kundër shpalljes së pafajësisë nga një gjykatë e OKB-së për ish-kryeministrin e Kosovës dhe dy gjeneralë kroatë që akuzoheshin për krime lufte. Raporton VOA: "Më shumë se 2 mijë studentë serbë u mblodhën dje jashtë parlamentit duke u bërë thirrje ligjvënësve të miratojnë një rezolutë ku të dënohet vendimi i Gjykatës së Hagës. Ministri serb i drejtësisë Nikola Selakovic u bashkua demonstruesve duke bërë thirrje  që kriminelët e luftës të ndiqen edhe nga vendet e tjera, dhe jo vetëm nga Serbia".

Citohet Selakovic: ''Ne duhet të ngrenë zërin dhe të kërkojmë që prokurorët duhet të ndjekin penalisht personat që kanë kryer krime lufte në vendet e tyre. Nëse prokurori special për krime lufte mund ta bëjë këtë në Serbi, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe prokurorët në vendet fqinje."

Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi  shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe dy nga komandantët e tij gjatë luftës në Kosovë (Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj), të cilët ishin akuzuar për krime lufte. Javë më parë, gjykata gjeti të pafajshëm edhe dy gjeneralët kroatë (Ante Gotovina dhe Mladen Markaç) që akuzoheshin për krime të luftës gjatë një beteje kyçe për pavarësinë e Kroacisë nga Jugosllavia. Serbia e akuzon gjykatën e Hagës për paragjykim ndaj serbëve. A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.