Vizitë e një zyrtari të lartë amerikan në Tiranë; takimi i parë me Edi Ramën

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 13:23

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Jonathan Moore, filloi sot nje vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi i parë i tij nuk ishte me ndonjë zyrtar qeveritar shqiptar, por me kreun e opozitës, Edi Rama.
“Kryetari i PS përforcoi angazhimin e Partisë Socialiste për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian duke nënvizuar se vendi përballet me probleme serioze për shkak të defiçitit demokratik, moszbatimit të ligjit dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor. Gjithashtu, Rama vuri në dukje domosdoshmërinë e një lufte institucionale për çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë dhe në mënyrë të veçantë, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si themeli i një demokracie funksionale. Duke iu referuar vizitës së Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore konfirmoi dhe njëherë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të ndihmuar me të gjitha mundësitë për zgjedhje të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe për ecurinë e axhendës europiane të Shqipërisë duke e ndjekur nga afër gjithë procesin”, thuhet në nje njoftim të PS-së.
Re.Pu.
Fotoja shoqëruese është nga takimi i sotëm i zyrtarit amerikan me Edi Ramën

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.