Vetëvritet ambasadori serb në NATO

Branislav Milinkovic, ambasadori serb i atashuar në NATO, vrau veten duke u hedhur nga parkingu i aeroportit belg Zavantem. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar dhe policia belge çeli hetimet për zbardhjen e çështjes.
Milinkovic ka qënë më parë ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në OSBE dhe lë pas gruan dhe një fëmijë gjashtë vjeç. Shkaqet e tragjedisë janë akoma të panjohura ndërkohë që i ndjeri ishte një profesionist mjaft i çmuar në qarqet diplomatike. (E.X.)
Comments
Duhet ta kene vrare vete
<p>Duhet ta kene vrare vete serbet! Kushedi s'ju vinte per fije politikes se tyre.</p>
Add new comment