Gazetat e opozitës e quajnë infantile "shtetësinë për të gjithë" dhe e rendisin te zgjidhjet "kura, më e keqe se vetë sëmundja"

Dy gazeta opozitare, TemA e Mero Bazes dhe DITA e Adrian Thanos janë përqëndruar në editorialet e tyre të sotëm në deklaratën e Berishës "shtetësi për gjithë shqiptarët" dhe shohin në këtë inisiativë një efekt bumerang, pavarësisht se tregohen skeptikë për realizimin.
Shkruhet në kryeartikullin e DITA (e përditshmja e Thanos i vizualizon qëndrimet e veta me kopertina shpesh provokative - e sotmja, në foton shoqëruese): "...Ndoshta është e vërtetë që një gjuhë e tillë të bën popullor përpara turmës, por nëse imagjinojmë një moment se kjo realizohet, pasojat e saj boomerang janë të shumta. Dikush mund ta mendojë si kurimin e problemit tonë kombëtar, por jemi në rastet kur kura është më e rrezikshme se vetë sëmundja. Duket paradoksale por në thelb është e njëjta gjë që kanë tentuar serbët që në vitet ’70, vetëm se kësaj here pastrimi etnik kthehet në një (vetë)pastrim etnik. Efekti i i dytë do binte mbi marrëveshjen e lëvizjes pa viza të Shqipërisë. BE e ka vënë që tani në pikëpyetje për vetëm një numër të konsiderueshëm azilantësh, përfytyroni në kushte fluksi. Ka plot arsye të tjera për të mos bërë hapa të tillë fare të panevojshëm në kohët e sotme të hapjes së tregjeve dhe kufijve. Aq më pak mund t’u besohen të tilla projekte politikanëve si Berisha që kanë dëshmuar në të shkuarën se për pushtet janë gati t'i venë flakën vendit në kuptimin e parë të fjalës. Atij i duhen thënë edhe dy fjalë të tjera: Jepu të drejtat që u ke vrarë atyre që e kanë shtetësinë, - pastaj mendojmë për shtetësinë e atyre që nuk e kanë".
Shkruhet në editorialin në TemA: "...Në të vërtetë kjo ka qenë një nga idetë më infantile që ka shpalosur përpara Berishës Aleanca Kuqezi një vit më parë, kur ende nuk ishte një parti. Më tej, qoftë dhe me 1 përqind tentativë për ta zbatuar, ajo bëhet antishqiptare, e rrezikshme dhe destabilizuese për integritetin e kombit shqiptar në Ballkan. Përfytyroni sikur Berisha të mos jetë qesharak dhe folklorik në këtë ide, por të jetë serioz në muajin korrik. Përveç torturës fizike që Bujar Nishani me një dorë të firmosë dhjetë milionë shtetësi, Shqipëria do të ndeshet me një torturë të pashembullt izolimi ndërkombëtar. Brenda ditës database i Shqipërisë bllokohet nga lëvizja e lirë në zonën Shengen, Shqipëria humbet çdo shans të avancojë statusin e saj evropian, vendet fqinje si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, që kanë pakica shqiptare brenda tyre, kanë të drejtë t’i çregjistrojnë ata nga database e tyre nëse adoptojnë një ligj shtetësie të ngjashëm me Austrinë p.sh, dhe Kosova të humbas tërësisht indipendencën e saj shtetformuese, që dhe kështu i ka hyrë në një ngërç ndërkombëtar. Unë nuk di ndonjë lider me vizion më anti-shqiptar se kaq, që mund ta shkatërrojë faktorin shqiptar në Ballkan brenda javës, se sa kjo ide e Sali Berishës! Shqipëria do të bëhet atdheu i gjithë shqiptarëve, jo kur të shpërndajë copa letrash, por kur të shpërndajë dinjitet, krenari kombëtare dhe mirëqenie të bazuar mbi vlera të krahasuara me fqinjët..."
Ne.Su.
Comments
Shume mire qe e kritikojne
<p>Shume mire qe e kritikojne sepse edhe mua me duket nje deklarate teresisht elektorale dhe e pamatur, por nuk jam dakord me gazeten Tema kur permend Nishanin dhe "torturen fizike" qe do heqe. Ne rregull me te qenit opozitar dhe kritik ndaj qeverise, por eshte e papranueshme qe te tallesh ne kete menyre me nje fatkeqesi shendetsore qe i ka ndodhur dikujt. Kjo eshte shume e ulet nga gazeta Tema.</p>
Pse habitet Gazeta Dita ?
<p>Pse habitet Gazeta Dita ? Berisha asnjehere nuk ia fut vetes , por Shqiperise dhe Kombit shqiptar ! Pse kush ka ndonje dyshim se Berisha , me gjithe familjen e tij jane ne sherbim te serbit dhe ne lufte te eger me shqiptaret ? Po flasim per njerez qe kane minimumin e intelektit dhe jo per tortaxhinjte !</p>
Qe Serbia ka dashur ne vitet
<p>Qe Serbia ka dashur ne vitet '70 qe Shqiperia t'u jape shtetesine kosovareve, eshte krejtesisht e vertete: Madje edhe spastrimi i fundit etnik eshte kryer nen idene dhe thirrjet qe shteti i shqiptareve te Kosoves, eshte ne fakt Shqiperia, shtetas te saj i takon te jene ndaj aty le te thyejne qafen !!!</p>
Add new comment