Më të korruptuarit në rajon

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 03:24

"Transparency International” publikoi raportin e detajuar të indeksit të përceptimit të korrupsionit për vitin 2012. Sipas këtij raporti, Shqipëria është vendi me përkeqësimin më të madh të korrupsionit në rajon. Vendi ynë renditet për këtë vit në vendin e 113-të, ndërkohë që në raportin e publikuar një vit më parë, pozicionohej e 95-ta. Korrupsioni në Shqipëri mbetet plaga kryesore dhe lufta e përpjekjet e institucioneve ndaj këtij fenomeni, thuhet në raportin e detajuar, nuk është në nivelin e duhur, madje përkundrazi, është zbehur në krahasim me një vit më parë.
Raporton TCH: Rënie në raportin e “TI” kanë pësuar edhe vendet e tjera të rajonit. Greqia renditet e 94-ta, Kosova e 105, Mal i Zi 75 dhe Maqedonia e 74. Përmirësime në luftën kundër korrupsionit kanë patur vetëm Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Ndërkohë, vendi i parë për këtë vit, sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit, mbahet nga Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re. Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.