Një deklaratë e Fule (dhe dy-tre kllapa nëpër të)

"Nuk jemi ende në gjendje që të rekomandojmë hapjen e negociatave. Kanë qenë plot 12 rekomandime për t'u plotësuar dhe dialogu midis mazhorancës dhe opozitës ka qenë i frytshëm në disa raste dhe në raste të tjera jo. Nuk di nêse ka ndonjë vend tjetër të Ballkanit ku të jemi angazhuar kaq intensifikisht dorë më dorë me atë vend për ta ndihmuar jo vetëm që të përmbushë 12 kriteret, por gjithashtu për të arritur një masë kritike në zbatimin e këtyre prioriteteve, në mënyrë që ne të mund të propozonim statusin e vendit kandidat. Nuk e di nëse ka një vend tjetër për tê cilin kemi bërë kaq!".
Fjalët janë të Stefan Fule, i cili më pas përsërit refrenin: Edhe pozita ta dëgjojë opozitën (po kur nuk dëgjon?), edhe opozita të mos lidhë agjendën europiane me çështje të tjera. Nënteksti është për Fierin. Fule thotë që edhe kjo çështje është shumë e rëndësishme, por edhe që kjo çështje të mos kthehet në pengesë. Nuk thotë se si, po me sa duket zgjidhja për z.Fule është që opozita të tërhiqet sërish (po sikur të tërhiqej Berisha, nuk do ish e njëjta gjë për agjendën europiane të vendit?)
Thotë Fule: "Mbeten 3 çështje... Këto janë çështje që nuk kërkojnë vetëm mbështetjen e qeverisë, por edhe të opozitës. Shpresoj shumë që në këtë stad, partitë politike të mos luajnë lojra politike. Shpresoj, që qeveria të tregohet e hapur ndaj shqetësimeve të opozitës dhe shpresoj, që opozita të mos lidhë agjendën europiane me çështje të tjera, edhe pse ato mund të jenë shumë të rëndësishme, por janë çështje që në fund të fundit bëjnë që të kemi një pengesë tjetër në Shqipëri. Dhe sa keq! Ta shohësh vendin të festojë 100 vjetorin dhe mos të jetë në gjendje për kaq pak që të ngjisë shkallën e vendit kandidat". a.th.
Comments
Lepuri ose fle para syve tane
<p>Lepuri ose fle para syve tane dhe ne jemi te verber, ose fle aq thelle saqe kur te dale, e keqja do te na perlaje per pak ore.</p>
Po mor Fyle kollaj ta thuash:
<p>Po mor Fyle kollaj ta thuash: "opozita të mos lidhë axhendën europiane me çështje të tjera, edhe pse ato mund të jenë shumë të rëndësishme", por opozites i jane vjedhur dy here zgjedhjet dhe qeveria i ka marre te gjitha institucionet. Ceshtjet e tjera te rendesishme lidhen direkt me demokracine ne Shqiperi sepse jane ceshtje konkrete, shume me te rendesishme se tre ligje te mira ne leter.</p>
Add new comment