Vizitë e një zyrtari të lartë amerikan në Tiranë; takimi i dytë me Ilir Metën

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Jonathan Moore, filloi sot nje vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi i parë i tij nuk ishte me ndonjë zyrtar qeveritar shqiptar, por me kreun e opozitës, Edi Rama.
Pas takimit me Ramën, Moore nuk u takua me ndonjë përfaqësues të PD-së në qeveri, por me Ilir Metën e LSI-së.
Sipas Balkanweb, Meta e falenderoi z. Moore për vizitën në Tiranë si dhe për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme që SHBA i jep Shqipërisë në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike dhe në rrugëtimin e integrimit evropian.
Duke folur për situatën politike në Shqipëri, Meta shprehu zhgënjimin e LSI-së për bllokimin artificial e të panevojshëm të prioriteteve të parealizuara që nevojiten për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Jonathan Moore, pasi vlerësoi rolin e Shqipërisë në NATO, rikonfirmoi dëshirën e SHBA për një ecuri më të shpejtë të reformave dhe për t’a parë Shqipërinë një ditë në Bashkimin Evropian, atje ku vendi i saj është.
Biseda mes z. Meta dhe z. Moore u përqendrua në ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë me fokus zhvillimet e brendshme politike në vend, në përgatitjet për fushatën elektorale të vitit të ardhshëm si dhe në politikën rajonale të vendit.
Z. Meta rikonfirmoi pozicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për një politikëbërje sa më konstruktive dhe të moderuar, brenda dhe jashtë vendit, në shërbim të interesave primare të qytetarëve shqiptarë, duke theksuar se sfida kryesore e politikës shqiptare tashmë mbetet evitimi i retorikës konfliktuale dhe realizimi i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe transparente në qershor 2013.
Re. Pu.
Comments
Ali Asllani - Koka Bën E Koka

Ali Asllani - Koka Bën E Koka Vuan

ç'ke moj zemër që rënkon!

Njëher' varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer…
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis një dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele për të bër' një stan të ri!

Shitet vendi për para, me para e për para
Bëhet burri telendi, dy para një maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zërit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!

Duke blere e shitur ere, dikush bëhet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn' i ri
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

E përhera me dy faqe, që të haj'e qe te bluaj,
Ne një kohë mbi dy frona, në një çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne një xhep e dy flamurë
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te bënim zë
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te përzë;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe
E ç'kërkon ne gji te gjembit te kendoj' një dallëndyshe?

Mirpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e dëgjon thelle, di te vesh, edhe të zhvesh
Tani eja e t'ja themi asaj kënge që ja thonë:
Koka bën e koka vuan, ç'ke moj zemër që rënkon?!
web:www.teksteshqip.com

Respublica - po e freskoni

Respublica - po e freskoni shume ngadale faqen, kam vene re. nje lajm qendron gjysem dite.

Add new comment