Teknikisht duket pozitive, por nëse e marrim me ngadalë filmin dalin disa pyetje - thotë Majko për "shtetësinë"

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 04:45

Majko ka qenë mbrëmë në studion e gazetares Ilva Tare dhe ndër të tjera është pyetur mbi deklaratën e Berishës për dhënien e shtetësisë për shqiptarët jashtë Shqipërisë. "Si e lexuat ju, fushatë, retorikë nacionaliste apo një premtim që duhet ta kishit bërë dhe ju?" - ishte pyetja e Tares dhe Majko përgjigjet:

"Si projekt është diskutuar por nën tavolinë, si projekt publik s’ka dalë as nga PD dhe as PS, ka dalë nga parti të tjera gjatë kohëve të fundit. Është një projekt që e kam ndierë nga shumë shqiptarë, ata në trevat shqiptare e kanë ëndërr. Në këtë kontekst teknikisht duhet parë pozitive... Por nëse marrim me ngadalë filmin, në 8 vjet nuk ekziston asnjë projekt mbarëkombëtar as për gjuhën, historinë, ekonominë. Ne jemi kaq vonë... Nëse flasim për nështetësinë kjo duhet të ishte konkluzion, Shqipëria ende nuk i ka dhënë daljen në det Kosovës, s’ka një projekt ekonomik të shqiptarëve të trevave shqiptare që të ketë qenë i suksesshëm. Në këtë boshllëk ky projekt i dhënies së shtetësisë ta ngre natyrshëm pyetjen se cfarë është? Ajo që di të them se 28-a u kthye në opozicion. Kjo u reflektua në heshtje me vërshimin drejt Vlorës. Ka element të natyrave të ndryshme që duan një reflektim, dhe kjo thjesht me pyetjen ku e ka hallin? Mund të ishte dhe "bravo i qoftë Doktorit" por në një vakum të tillë..." A.N.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Nuk e kuptoj se çfare dalje ne det do Kosova. Ajo e ka ne dispozicion detin dhe portet e Shqiperise nga veriu ne jug.  Neqoftese do Shengjininme koncension, siç e kerkonte Shalli, atehere le te paguaje. Normalisht objektet per koncension u jepen te huajve, kundrejt nje pagese te majme. Kosoves nuk ka pse t'i japim diçka me koncension, sepse eshte pjese e kombit. Mos duhet te kerkoje edhe Mirdita apo rrethi i Korçes ndonje port me koncension?! Per te tjerat Majko eshte OK. Si shpeshhere.

Submitted by astrit (not verified) on

Nje tjeter ceshtje kur pas propozimeve te kryeministrit opozita e Shqiperise nuk arrin te artikuloje pergjigje logjike!

Shqiperia aktualisht ka rreth 3-4 milion banore, te cilet pavaresisht ku ndodhen kane te drejte vote. Me cfare logjike do ti jepet shtetesia dhe bashke me te e drejta e votes nje shqiptari qe jeton ne Kanada per shembull kur ai mund te jete shtetas kanadez dhe problemet e jetes se perditeshme i ka ne Kanada? Me cfare logjike mundet qe nje shqiptar ne Luginen e Presheves te ndjeke ngjarjet ne Tirane dhe te votoje me mend per nje politike ekonomike qe atij nuk i intereson fare? E vetmja pasoje e kesaj eshte se numri i shqiptareve me te drejte vote jashte Shqiperise dhe pa asnje pergjegjesi ndaj shtetit shqiptar do te votonin etnografikisht per ate parti apo qeveri qe do tu tregoje perralla pan-shqiptare. Strategji e pamatur per te prishur shtetin ne Tirane.

Dikur Amerikanet kerkuan pavaresine nga Britania sepse sipas tyre nuk mund te kishte "taksim pa perfaqesim". Ajo qe kerkon te beje qeveria e sotme bashke me aprovimin driteshkurter te opozites eshte te kete nje "reprezantim pa taksim" per mbi 2/3 e votuesve te vendit!

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Jam ne te njejtin mendim astrit, ke shume te drejte.

Submitted by Lira (not verified) on

Shqiptaret duhet te kene pashaporte shqiptare, ashtu si cdo italian apo amerikan, kudo qe ndodhet, ka pashaporten e shtetit te tij. Eshte e dejte e pamohueshme.... Eshte paksa meskine te mendosh se njerezit qe jetojne ne Kanada nuk i dine problemet e Shqiperise.  Sot egziston interneti....Mgjt. kjo eshte ceshtje dytesore, dhe mund te zgjidhet me nje ligj duke i dhene te drejten e votes vetem banoreve residente ne vend....

Submitted by astrit (not verified) on

Opinionet e mia jane e kunderta e mesikinitetit ne fakt; une jam aq larg nga Shqiperia dhe sado qe te me dhimbset nuk kam aq interesa direkte ne Shqiperi sa dikush qe atje mund te mos kete para as per te blere buke. Te me japesh mua (apo cdokujt si puna ime) te drejten qe te kem nje reprezantim te barabarte me ate qe jeton ne Shqiperi, paguan taksat atje dhe rri tere muajin pa drita eshte e pafaleshme.

Rastet e Amerikaneve jane te ndryshme - askush nuk e fiton shtetesine amerikane mbi bazen e etnise. Te marresh passaporten blu duhet te kesh lidhje me vendin dhe te kesh banuar disa vine rresht ne te. E njejta gje kam degjuar se eshte e vertete edhe per Kanadezet. Dhe nuk e njoh mire rastin e kombeve te tjere emigrante si puna jone, dmth Italise dhe Irlandes. Por jam absolutisht i bindur ne timen qe jo cdo njeri qe ka mbiemer italian mund te marre passaporten mbi bazen e nje perkatesie etnike. Nese dikush e di me konkretisht kete pune te me edukoje se ja di per nder.

Dhe ne anen e kundert ka shembuj me bollek: India (nje komb me miliona emigrante), Brazili, Gjermania (shume emigrante gjermane neper bote), Japonia, Austria, Finlanda dhe kush e di sa kombe te tjera, jo vetem nuk ecin ne rruge etnike por ndalojne fare edhe dy-shtetesine.

Shqiperia eshte e banoreve te Shqiperise dhe jo e ne emigranteve qe sado te permalluar dhe qe sado e duam vendin me sinqeritet te plote, nuk i kemi fatet e lidhura aq ngusht me performancen e qeverise se saj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.