“E kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi mbajtur shënime” – thotë KE për kryeprokurorin e ri

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 12:59

Dekreti i Presidentit për kryeprokurorin ka sjellë sot edhe reagimin e Komisionit Europian. Përmes zëdhënësit Peter Stano, KE ka bërë me dije qëndrimin e tij mbi këtë çështje.

Citohet Stano: “Komisioni Europian i kushton një vëmendje të veçantë funksionimit të shtetit ligjor dhe ka ndjekur me shumë vëmendje  zhvillimet lidhur me emërmin e Prokurorit te Pergjithshem ne Shqiperi, duke përfshirë edhe aspektet ligjore dhe kushtetuese. Ne mbajtëm shënim emërimin nga presidenti Nishani. Ne presim që proçedurat parlamentare lidhur me emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri të zhvillohen  në përputhje të plotë të dispozitave në fuqi të Kushtetutës”.

Ndërkohë gjatë fjalimit që Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule do të mbajë në Samitin për Ballkanin, pritet të ndalet mbi situatën në Shqipëri. Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Keta te Be vetem mbajne shenime - edhe saliu po ben te njejten gje- po si gjithmone behet ca thote saliu e jo BE

Submitted by astrit (not verified) on

<p>Sa per shenime Europa i mban me tere mend...</p><p>Fjale shume dhe vepra pak - kjo eshte motoja e Europianeve. Ne nje fare mase kjo eshte arsyeja e kundershtise instinktive qe Europianet kane ndaj cdo iniciative Amerikane. Nderkohe qe Amerikanet kane praktikisht pergjegjesite me te medha per cfare ndodh ne bote dhe nuk mund te rrine duarkryq, spektatoret apo aktoret dytesore eshte e kuptueshme qe kane me shume qejf te mbajne shenime...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.