Gjykata pushon padinë e fëmijëve sakatë të Gërdecit ndaj Mediut: Eshtë amnistuar. Por nuk pranon... Mediu

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 06:21

Gjykata e Lartë pushoi sot çështjen "Gërdeci" ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata tha sot se vepra penale për të cilën akuzohet Mministri Mediu është amnistuar dhe si rezultat çështja do të pushohet. Ministri aktual i Mjedisit, Fatmir Mediu përfitoi nga amnistia e miratuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 
E bukura vjen pas kësaj. Janë mbrojtësit ligjorë të ministrit Mediu që kërkuan po sot vazhdimin e gjykimit të çështjes dhe për këtë qëllim paraqitën edhe kërkesën përkatëse. Sipas tyre, kërkesa për vazhdimin e gjykimit bazohet në një vendim nr.16 të vitit 2010 të Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij vendimi, i cili është i detyrueshëm për tu zbatuar nga çdo hallkë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, personi ndaj të cilit është duke u zhvilluar një gjykim penal, ka të drejtën e përfundimit të këtij shqyrtimi gjyqësor dhe marrjen e një vendimi përfundimtar edhe në rastet kur vepra penale për të cilën ai akuzohet është amnistuar.
Thonë avokatet e Mediut sipas agjensisë BalkanWeb: “I bindur tërësisht në mungesën e përgjegjësisë penale dhe qenien i pafajshëm për çdo vepër të tillë, Mediu dhe mbrojtësit e tij ligjor do të shfrytëzojnë çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje, duke shpresuar se përdorimi i ulët politik i kësaj çështje do të marrë fund një ditë.”
Alketa Azizaj dhe 10-vjeçari R.Durdaj (i cili përfaqësohet nga i ati Rigon Durdaj), fëmijë të mbetur sakatë nga shpërthimi i 15 marsit 2008, i kishin kërkuar Gjykatës rigjykimin e ministrit Mediu, tashmë që nuk është i mbrojtur nga imuniteti. - A.N.

 

Në foto: Aishe Selami, një nga fëmijët e plagosur në krimin e Gërdecit. Mes viktimave të shpërthimit dhe atyre që u gjymtuan përjetë ishin 8 fëmijë (Foto: Vedat Xhymshiti)

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

<p>Me sa duket, Mediu po ngutet te dale i lare nga gjykatat e Berishes sic doli i lare Meta nga filmi me bllok.</p><p>Ndoshta ka frike nga familjet e femijeve te sakatosur dhe kerkon qe te pakten tu thote qe eshte gjykuar dhe faji nuk eshte i tij por i te tjereve ( Delijorgji &amp; Co).</p><p>Interesante eshte se ai ndihet i frikesuar, a thua ndien se padroni i tij, Sali Berisha do te humbe zgjedhjet dhe nuk do te jete ne gjendje ta mbroje me ne te ardhmen apo thjesht ka frike hakmarrjen?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.