Chavez emëron Nicolas Maduro si zëvendësues (ish-shofer autobusi)

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:13

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez u nis sot përsëri për në Kubë për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale pas ripërtëritjes së kancerit. Para se të nisej ai emëroi nën presidentin si pasardhës të tij, në rast se sëmundja e detyron të largohet nga posti.
Zoti Chavez, i cili u rizgjodh në detyrë në muajin tetor, pranoi seriozitetin e sëmundjes së tij gjatë një fjalimi që mbajti dje vonë në televizion. Ai tha se nënpresidenti Nicolas Maduro do të marrë pushtetin nëse ai do të ishte i paaftë, madje ai u bëri thirrje përkrahësve që të votojnë për të nëse mbahen zgjedhjet.
Përkrahësit e 58 vjeçarit Chavez shprehën tronditje dhe keqardhje. Megjithëse nuk është karizmatik sa presidenti, nën presidenti Maduro është popullor mes përkrahësve të zotit Chavez si rezultat i lidhjeve mes tyre.
50 vjeçari Maduro, ish-shofer autobuzi dhe ish-sindikalist, ka qënë Minister i Jashtëm që nga viti 2006 dhe u emërua nën president në muajin tetor. A.N.

Comments

Submitted by Tomor Potomi (not verified) on

<p>Ne fakt Nicolas Maduro ka qene shofer autobuzi por fatmiresisht ka aftesi te plota fizike.<br />Ndersa Presidenti aktual i Shqiperise qe ka qene kamarier restauranti dhe e terheq kemben zvarre,&nbsp;<br />eshte me keq akoma. Une do zgjidhja te parin ne vend te te dytit.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.