Mesazhi i Europës sipas Spahiut: largoni Krokodilin!

Kreshnik Spahiu, kreu i kuqezinjve ka deklaruar në Elbasan se Shqipëria po mbetet jashtë BE për shkak të Berishës, të cilin e ka etiketuar “krokodilin e politikës shqiptare”. Pozicioni i Spahiut dhe forcës së tij ëshët i njohur prej kohësh, i ri është etiketimi “krokodil” dhe leximi që i bën Spahiu mesazhit të Europës në mos-dhënien e statusit për Shqipërinë, ndërkohë që dhe Serbia e merr.
“22 vjet më parë miliona shqiptarë thërrisnin ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’ po pas një çerek shekulli Evropa na i ka mbyllur dyert për të disatën herë. Mesazhi i Evropës është krejt i qartë ‘Largoni krokodilin e politikës dhe më plakun e sistemeve totalitare. Shqipëria po ngel në klasë për të tretin vit radhazi duke shënuar rekordin më negativ në historinë e Europës dhe ku Serbisë po i jepet raport progresiv Shqipëria merr vetëm vlerësime negative. Kjo notë ngelëse është për qeverinë dhe parlamentin. Brukseli i ka lëshuar një mesazh të qartë të gjithë popullit shqiptar për largimin e kastës së vjetër politike e cila mendon për vete dhe ka tradhtuar interesat e kombi shqiptar. Këta nuk mbarojnë një punë të vogël dhe flasin për Shqipërinë e madhe”,- deklaroi Spahiu, cituar nga gazetadita.al.
Ja. Se.
Comments
o burre i malsise, Evropa e
<p>o burre i malsise,</p><p>Evropa e shkundi deri ne lesh Shqiperine per arsyet qe dihen dhe si shkopin qe perroret per te shkundur dysheket, pikerishte kjo Evrope dhe USA perdori Sali Berishen. Si eshte e mundur qe shume njrez (p0litikane) nuk e kuptojne apo bejne sikur nuk kuptojne se Sali Berisha eshte Kodoshi me i madh shqiptar qe ka perdorur Evropa dhe Amerika. Cdo popull duhet ti marre vete fatet e veta ne dore dhe jo tua leje maskarenjeve.</p>
Add new comment