Bashkimit Europian i dorëzohet çmimi Nobel për paqen

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 08:54

Sot në Oslo (Norvegji) u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimit Nobel për paqen Bashkimit Europian. Në përfaqësi të BE-se mbajti fjalimin presidenti i Këshillit Europian, belgu Herman Van Rompuy, ndërkohë që ishin të pranishëm edhe presidenti i Komisionit Barroso dhe ai i Parlamentit Europian Martin Schulz. “Dua të lavdëroj europianet që kanë ëndërruar një kontinent paqësor dhe ata që e kanë bërë këtë ëndërr realitet. Paqja pas Luftës së Dytë Botërore nuk do ishte kaq e gjatë pa BE-në”, u shpreh Van Rompuy.

Bashkimi Europian bëri të ditur se paratë e çmimit Nobel (një milion euro që do dyfishohen nëpërmjet kontributit të vetë BE-së) do përdoren për projekte humanitare në favor të fëmijëve që kanë ngelur viktima lufte. (E.X

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.