Rama: Berisha, një kryeministër që krijon vende pune të padukshme...

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha u mburr se projektbuxheti i aprovuar në parim nga mazhoranca fokusohet në hapjen e dhjetra mijë vendeve të reja pune, nëpërmjet investimeve që parashikohen të bëhen. Dhe e menjëhershme ka qenë qesiëndisja në Tweeter e Ramës ndaj Berishës: “Parafytyrojeni një kryeministër në Bashkimin Europian që thotë: ‘Ne krijojmë vende pune të padukshme, që mund t'i shihni vetëm përmes meje!’"
Po përse flet Rama për “vende pune të padukshme”? Siç duket, dikush e ka informuar se, sipas shifrave të vetë INSTAT-it (të kontrolluar drejtpërdrejt nga Berisha), numri i vendeve të punës është ulur me mbi 50 mijë nga qershori i 2009-ës, kur Berisha mori mandatin e dytë qeverisës. Në fund të tremujorit të dytë të 2009-ës kishte gjithsej 972,831 shqiptarë të punësuar, ndërsa në fund të tremujorit të tretë të 2012-ës, kishte vetëm 922,475 të punësuar. Dhe gjatë së njëjtës periudhë, janë harxhuar mbi 2 miliardë dollarë nga buxheti për investime...
E.Zaloshnja
Comments
Me nje kryeminister INJORANT
<p>Me nje kryeminister INJORANT e te deliruar, dhe nje popull akoma me idiot, sapuni hapet gjithmone per djath.</p><p> </p>
Add new comment