Çfarë ka dollari që euros i mungon?

13 vjet pas futjes në qarkullim euro është etabluar si valuta e dytë më e rëndësishme në botë. Një e katërta e rezervave valutore në botë mbahen në euro. Por tani ajo shihet si e rrezikuar nga zhdukja. Për shkak të kërcënimit fiskal edhe dollari ka pësuar humbje në vlerë në krahasim me euron. Megjithatë nuk ekziston as dyshimi më i vogël se zona e dollarit mund të shpërbëhej apo se dollari mund të zhdukej.
Por çfarë ka dollari që i mungon euros? "Plot", thotë Achim Wambach, drejtor i Institutit për Politikë Ekonomike në Universitetin e Kölnit. Në radhë të parë dollari ka një qeveri të fortë qendrore. "Një pjesë e madhe e buxhetit fiskal kalon pëmes Uashingtonit dhe jo përmes shteteve të veçanta federale", thotë Wambach për Deutsche Welle-n. Bashkimi monetar evropian nuk është një bashkim politik. Buxheti i gjithë BE-së është vetëm një për qind e produktit ekonomik të unionit.
Varësia e madhe mes bankave në eurozonë dhe shteteve të veçanta kombëtare përbën një tjetër pikë të dobët për euron. Shembujt e Irlandës dhe Spanjës tregojnë, se bankat dhe shtetet mund ta tërheqin njëri-tjetrin në humnerë. SHBA nuk ka banka të varura nga shtetet e veçanta federale. Nëse Kalifornia humbet aftësinë shlyese, kalifornianët nuk shqetësohen se llogaritë e tyre mund ta pësojnë nga kjo, pasi këto llogari nuk janë në një bankë kaliforniane por amerikane. Kjo shpjegon edhe rrezikun e ulët të kalimit të krizës nga një shtet federal në tjetrin. Nëse Minesota kërcënohet nga falimentimi p.sh., kjo nuk e prek Miçiganin. Ndryshe qendrojnë punët në eurozonë: këtu çdo vatër krize ka potencial të kthehet në një zjarr masiv. Nëse Greqia do të largohej nga eurozona, do të ngrihej menjëherë pyetja: kush e ka radhën pas saj? (D.W.)
Comments
Dollari ka Pentagonin,kurse
<p>Dollari ka Pentagonin,kurse Euro s'e ka;eshte kaq e thjeshte.</p>
Gjithashtu ka FED-in - te
<p>Gjithashtu ka FED-in - te vetmin autoritet ne Bote, te autorizuar te prese dollare e qe aktualisht dollaret i pret me gershere sa here qe SHBA-ja ka nder mend te bleje sasi te medha te mirash materiale nga tregjet nderkombetare; por kete çifuti gjerman Achim Wambach e paska anashkaluar! Ta kete harruar valle?</p><p>Reflektoni mbi kete fakt: sa here qe prej nje shteti aziatik, afrikan apo amerikano-latin, ngrihen zera te fuqishem mbi perdorimin e monedhave alternative te dollarit, per eksportimet e mallrave ne tregjet nderkombetare, automatikisht ky shtet behet armiku me i betuar i SHBA-se! Bile shpesh arrihet deri tek kercenimet dhe agresioni i hapur ushtarak ndaj tij.</p><p>Dje ndodhi me Irakun, sot po ndodh me Venezuelen, Argjentinen, Sirine, neser mbase do ta kete radhen Irani dhe Koreja e Veriut.</p>
Add new comment