'Njollat' në biografi dhe 'emri në listë' - janë përgjigjet e znj.Topalli për dështimin e Shqipërisë me statusin

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 07:44

Topalli: Si mish për top ka për të çu dhe ty

Bushati: Për injorancën tënde që më vjen keq ta kujtoj se vjen edhe nga Shkodra

Topalli: Keni dështuar

Bushati: Përpiqu lexo naj gjë Jozefinë

Topalli: Po të isha në vendin tënd kisha dorëzuar mandatin dhe kisha shku në shpi

Ndërhyrje nga salla: Lëre të flasë

Topalli: Të flasë, po të flasë sipas gjuhës parlamentare Kryetari i Komisionit të Integrimit që nuk ka votu tre ligje

Bushati: Jozefinë, unë jam shumë xhentil me gratë

Topalli: Ti je rrenacak

Bushati: E kam shumë vështirë të thërras zonjë prandaj po të thërras në emër... Vazhdo përdor mikrofon se shoh që ke afeksion

Topalli: Tashi dëgjo.. Rrofshin ata shkodranë që të shpëtuan kokën e babait.. Se si mi iku nga komiteti i partisë, 22 vite më parë

(Bushati nuk kundërpërgjigjet)

Topalli: Me 23 qershor, gjysma prej jush nuk do të jeni deputetë dhe do ju vrasi dy herë ndërgjegjja. Keni për të më kujtu pas 23 qershorit kur ju nuk do jeni as deputetë...

Bushati: Je në progres-raport dhe e ke nxi veten dhe postin.  Kur flet ti për integrimin… Mos u fut nëpër këto çështje Dhe bëj sikur ke lexu naj libër në jetën tënde... Pas 23 qershorit do të respektojmë si në opozitë.

Topalli: Ndoshta ti mund të jesh në opozitë për shërbimin që i bën kryetarit por gjysma e këtyre jo..

Dialogu i mësipërm është bërë sot gjatë seancës së Kuvendit ku duhet të diskutohet dështimi për marrjen e statusit. Ngjashëm me Berishën, Topalli e ka gjithashtu me shumë merak punën e listës së deputetëve socialistë dhe biografitë e rivalëve politikë. Eshtë sporti i tyre i preferuar sa herë duhet të përgjigjen për dështimet. Ndoshta kanë konstatuar se ky lloj diversioni zgjyrakësh funksionon. (a.thano)

Comments

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

Po pse lajm eshte te informohemi per idiotesirat e Xhozit? E vetmja gje e "mire"qe mund te beje eshte te behet bjonde. As kaq nuk e ben.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ore, po sikur Jozi per nje moment mendojme se e kundershton Berishen, mundet kush me m'than, cfare biografie do ti baj asaj... Ti lame menjan sharjet qe i bahen nji femne te keqe...

Submitted by f d (not verified) on

Dhe thone qe populli meriton politikanet e vet ?!

Idiotesira!!!

Jane apo bejne me kast ?!

Keta sikur kane lindur ne 'maternitetin' e sherbimeve sekrete...dhe kerthizen ua ka pre...hajnia...

Submitted by Gjon (not verified) on

Ne keto shkembime Bushati ngaterron "injorancen" me "arrogancen".

Po te informohej me mire Bushati do te mund te zbulonte se Jozefines nuk i mungon aspak pergatitja si humanistike ashtu dhe shkencore, eshte tjeter gje karakteri i personit dhe jo domosdoshmerisht pergatitja kulturore perkon me miresine dhe xhentilesen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.