Unë nuk tërhiqem kurrë (veç rastit kur shkaktoj betejë partiake që heq vëmendjen nga problemet e vendit)

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 04:17

"Të enjten i kam kërkuar presidentit Obama që të mos më konsiderojë mua për punën e sekretares së shtetit. Unë kam marrë këtë vendim, sepse është hap i duhur për vendin që dua. Unë nuk jam zmbrapsur kurrë nga lufta për një kauzë që besoj. Por, pasi është bërë e qartë se emërimi im do të nxiste betejë partiake, kam konstatuar se do të ishte gabim që të lejoj një debat, i cili do të na shkëpuste nga çështjet urgjente kombëtare, si: krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e ekonomisë, adresimi i deficitit, reformimi i sistemit të migracionit dhe mbrojtja e sigurisë sonë kombëtare. Këto janë çështje që meritojnë vëmendje”.
Kështu nis shkrimin për gazetën “Washington Post” ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice, një ditë pas tërheqjes së emrit të saj nga shqyrtimi për postin e kryediolomates amerikane.
Republikanët kanë thënë se do të kundërshtojnë emërimin e Rice-it në seancën e konfirmimit në Senat, për shkak të komenteve që ka bërë në lidhje me sulmin ndaj Konsullatës amerikane në Bengazi, ku kanë humbur jetën katër diplomatë të SHBA-së, përfshirë ambasadorin.
Rice fillimisht ka thënë se ambasadori Chris Stevens është vrarë në një protestë spontane dhe jo nga një sulm i paramenduar terrorist. Por, kjo deklaratë, bazuar në të dhënat e CIA-s, ka qenë e gabuar. Rice më pas është akuzuar se ka mashtruar publikun. A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.