Moisiu mbështet i pari me firmën e vet rezolutën çame. A do ua vërë “veshin" maxhoranca këtyre firmave?

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 12:06

Mediet kanë përcellë sot lajmin se ish-presidenti Alfred Moisiu ka nënshkruar i pari peticionin, i cili i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të miratojë sa më shpejt projekt-rezolutën e dorëzuar në Parlament nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. “Duhet luftuar me këmbëngulje sepse kjo është e drejta jonë, e drejta e njerëzve që kanë banuar dhe kanë origjinën nga Camëria dhe nëse flasim për të drejtat e njeriut, ky është një aspekt i rëndësishëm dhe një tregues shumë i madh”, u shpreh Alfred Moisiu.

Projekt-rezoluta e deputetëve çamë Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri përmban 13 pika, ku bie në sy kërkesa për shfuqizimin e ligjit grek të luftës së vitit 1940, i cili mban në sekuestro konservative pasuritë e shqiptarëve, raporton Top Channel.

Mbështetja sa më e gjërë civile e inisiatviave të tilla, është një bonus shumë pozitiv, dhe sa më shumë figura të njohura ta nënshkruajnë pas Moisiut, aq më shumë dokumenti merr peshë publike por dhe politike. I vetmi problem është se cilat mund të jenë ato figura që me firmën e tyre mund të “peshojnë” mbi ndërgjegjen vendim-marrëse të maxhorancës? Qendrimi i maxhorancës së sotme atëherë kur z. Moisiu ishte President, nuk le vend për shumë shpresa që një presion të tillë publik mund të luajë rol në real-politikën shqiptare. K.C.

Comments

Submitted by Agim (not verified) on

Nuk i thone kot rrenjet jane ne themel te cdo gjeje dhe nga rrenjet qytetare te kesaj familje,qe gjithmone n'a ka bere te ndihemi krenare me ate c'ka perfaqson,zeri i presidentit Moisiu i ben thirrje edhe njehere vetedijes reale te shqiptarizmes,larg propagandes hipokrit -nacionaliste te politikes pushtetare.

Submitted by Andreas (not verified) on

Nuk e kuptova, PDIU ka paraqitur nje rezolute por ka nisur dhe nje peticion per te mbledhur firma per ti kerkuar parlamentit miratimin e kesaj rezolute??!! Po greve urie do bejne?

Submitted by U.S.A (not verified) on

Bravo Moisiu, prisni edhe pak sa te hidhet poshte rezoluta edhe do te zbulohet surrati i vertete antishqiptar i Sali Berishe Beogradit.

Submitted by Bamka (not verified) on

Interesant jemi ne shqiptaret.Dhe duam ti bashkohemi botes se qyteteruar me qasje te tilla.Po bejne leshime ne drejtim te nacionalizmit kombe si Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja,kurse ne, ne momentet qe te pakten politikisht duhet te heshtim, shkojme dhe e bejme si puna e lopes, i biem koves me shkelm.
Por te mendojme vetem per nje cast me qetesi; kur mund te ishte me e zgjidhshme ceshtja came,ne nje kohe kur ne do te ishim anetar te BE apo sot, pa perkrahjen me minimale. Pse, cfare do te ndodhte,qe per kete ceshtje te kerkohej zgjidhja pas 10 apo 20 vjetesh? Shqiperia do te rroj me shekuj, perse nuk presim edhe kaq vjet, kur konjuktura mund te jete tejet ne favorin tone?
Nuk mund ta harroj kurre biseden qe pershkruan Henry Kisinger, ne takimin me Mao Ce Dunin. Ne kontaktin e pare me ta,  thote perafersisht diplomati brilant, ne druheshim, , se mos udheheqja Kineze, shtronte ceshtjen e Tajvanit. Ishte pikerisht kjo ceshtje qe i kishte ngrire mardheniet tona per 20 vjet.Dhe kur ne, vazhdon Kisinger, i beme te qarte me drojtje, se ne lidhje me Tajvanin nuk mund te benim leshime, pa pritur dhe per habine tone Mao Ce Duni thote:Lereni Tajvanin, ajo eshte nje ceshtje qe mund te diskutohet edhe pas 100 vjetesh. Ne mbetem te shtangur nga pergjigja dhe aty kuptuam se kishim humbur 20 vjet kote, thjesht se kishim frike mos na paraqitej si problem ne bisedime…
Sikur kinezet te operonin si politikanet tane ne lidhje me Hong Kongun dhe Makaon, cdo te ndodhte valle? Te mjeret ne per mendjen qe kemi…

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.