Nuk duam lojtarë të zinj dhe të “pakicave seksuale”

Postuar në 18 Dhjetor, 2012 09:45

Tifozët më të zjarrtë të Zenitit të Shën Pjetërburgut (grupimi ultras Landscrona), kerkuan me një deklaratë zyrtare që në skuadrën e tyre të mos luanin më futbollistë “jo të bardhë apo që u përkasin pakicave seksuale”.

Grupe ultras rracistë ka me bollëk nëpër Europë dhe gjetkë, por veçantia e rusëve të Shën Pjetërburgut qëndron tek hipokrizia e tyre. Le të lexojmë disa rreshta nga deklarata për shtyp: “ne nuk jemi rracist, por mungesa e lojtarëve të zinj tek Zeniti është për ne një traditë e rëndësishme që evidenton identitetin e skuadrës dhe asgjë tjetër”.

Deklarata disi absurde vazhdon më tej: “lojtarë nga kontinentet e tjera nuk janë prioritet. Mund të vijnë nga Amerika Latine vetëm nëse, ndershmërisht dhe profesionalisht, nuk gjenden lojtarë në Rusi, në shtetet fqinje apo në Europë.”

Menjëherë ka ardhur reagimi i trajnerit Spalletti i cili u shpreh se “toleranca për mua është mbi të gjitha zotësia për të kuptuar dhe pranuar diferencat. Të jesh tolerant do të thotë të luftosh këto lloj idiotësira.” Përkufizim më të zaktë, vështirë të gjesh… (E.X.)

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Jam dakort me deklaraten e tifozeve pjeterburgas qe deshirojne qe skuadra e tyre te perfaqesohet nga evropiane apo ruse te vertete, dhe rezultatet e saj te jene produkt i talentit dhe perpjekjeve te sportisteve ruse dhe evropiane,  dhe jo i mundesise financiare per te blere lojtare kudo ne bote.

Spalleti, mbi te gjitha duhet te jete tolerant dhe i afte qe te kuptoje dhe pranoje diferencat e nje skuadre Pjeterburgase evropiane dhe nje skuadre me futbolliste afrikane.

Nje skuader qe perfaqeson publikun, shpirtin dhe talentin rus, qe te gezoje perkrahjen me te madhe nga tifozet ruse, nuk mund te jete e perfaqesuar nga afrikane apo homoseksuale.  Eshte Spilleti qe nuk kupton, qe kerkon te shuaje diferencat mes afrikaneve dhe ruseve, qe kerkon te uniformizoje sportistet duke i quajtur te njellojte,

ne vend qe te pranoje drejtimin e nje skuadre rus0-evropiane. Ai e ben kete sepse i rrezikohet rezultati dhe fitimi, kurse tifozet pjeterburgas duan qe rezultatet e skuadres se tyre te jene frut i perpjekjes se futbollisteve evropiane, krenaria e nje qyteti te krijuar thellesisht ne modelin evropian ndaj shpallin qartesisht diferencat qe nuk do t'i pranoje Spalleti.

Submitted by Dritan (not verified) on

Me vjen keq, por jeni shume mbrapa me mendime.

Me njerez si ju Shqiperia nuk ecen perpara.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Mesohu ta respektosh mendimin tjeter, edhe pse je kunder. Eshte turp, ne kohen e sotme te pluralizmit te ideve, ta quash nje mendim te prapambetur, te mykur, kurse tjetrin te avancuar. Ky mentalitet na katandisi si mos me keq. Ti duket se vazhdon me ate mendje nen sedren  e pergjithshme sociale teksa pak dite me pare ne nje koment shprehe opinione jo te favorshme (raciste) kunder kosovareve.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Boi vendit nje nder, ik gje nei shpelle ne alpet shqiptare, futu dhe mos dil mo. Nuk kemi nevoje per rracista.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Jeni te paafte te argumentoni ne komente, ndaj ju mbetet te me shani si racist. Do isha racist ns do thosha qe afrikanet jane majmune dhe s'kane futboll, qe skuadra Zenith s'ka pse te luaje me skuader afrikane kurse tifozet duhet t'i poshterojne ose rrahin njerezit me ngjyre.

Une thjesht po them qe te kete diversitet sporti, te jene perfaqesuar popujt ne skuadra te ndryshme, ashtu sic ka skuadra afrikane, te kete dhe skuadra evropiane, kurse ju doni t'i shuani identitetin njerezve dhe t'i beni corap. Zaten ne Shqiperi jemi aq tolerante saqe futbollin e dikton tanime paraja, jo talenti i sportisteve  te saj.

I vetmi argument qe mund te jepet kunder meje eshte qe nuk duhen vendosur objektiva racore-nacionaliste ne profesionalizmin e skuadres, por ne disa aspekte gjerat po shkojne shume larg ndaj nuk jam te injorohn totalisht qyetaret, qofshin dhe tifoze te cmendur.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

te jem krejt i sinqerte, e kuptoj qe perben nje fare teprimi nderhyrja ne profesionalizmin e trajnerit duke i diktuar objektiva racore-nacionaliste, por deklarimi i tifozeve  do pare ne nje kontekst kulturor dhe identitar, ndaj nuk mund te quhet teresisht idiotesi.

"Demokracia" e konsoliduar e Lindjes se Mesme, e perkrahur nga perendimi, Izraeli, nuk lejon ne perfaqesuesen e tij lojtare arabe, edhe pse ata perbejne mbi 20 % te popullates.  Duke u nisur nga ajo qe kam lexuar ne shtypin izraelit online (psh gazeta Haretz), ky perjashtim (ne gjuhen hebreje: Hafrada) behet per ceshtje identiteti.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ti o Artur Duka paske ca mendime qe jane turp edhe per t'u komentuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.