Ç'do ndodhë me CEZ?

Burime pranë CEZ Group bëjnë me dije se kompania ka nxjerrë në shitje degën, e cila gjendet në vështirësi në Shqipëri, “CEZ Shpërndarje”. Sipas një deklarate të kompanisë, blerësit e mundshëm mund të shprehin interesin e tyre përgjatë muajit janar dhe të bëjnë ofertat e tyre dhe më vonë do të bëhen të ditura edhe hapat e mëtejshëm. Në të njëjtën kohë, “CEZ Group” tha se po vazhdon diskutimet me qeverinë shqiptare, për mënyrën e zgjidhjes së kësaj situate.
Kjo kompani ka hyrë në tregun shqiptar në muajin Maj të vitit 2009, duke blerë 76% të kompanisë vendase të shpërndarjes. Pjesa e mbetur e aksioneve, prej 24% zotërohet nga qeveria e Shqipërisë. “CEZ” ka nënvizuar se, veprimtaria në Shqipëri u ndërlikua në fillim të vitit 2012, ku si pasojë e thatësirës dhe nevojës për import nga jashtë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, si prodhuesi shtetëror ka rritur çmimet për “CEZ Shpërndarje”, e cila gjithsesi nuk e pasqyroi koston e rritjes tek çmimet për konsumatorët.
Deklarata ka theksuar se, pas një sërë veprimesh të paparashikueshme, madje siç pretendohet edhe të paligjshme nga ana e qeverisë shqiptare, si dhe diskutimeve të shumta jo të suksesshme, “CEZ Group” ka ndërmarrë hapa për të siguruar një garanci nga Banka Botërore. Në muajin Nëntor të këtij viti, “CEZ” tha se ka kërkuar nga Shqipëria 60 milionë euro kompensim për dëme të shkaktuara për njësinë e saj në Shqipëri, e cila mbulohet nga garancia e Bankës Botërore. Ndërkohë, gjatë javëve të fundit me ardhjen e motit me temperature nën zero, pjesa më e madhe e Shqipërisë është përfshirë nga ndërprerje të shpeshta të energjisë. Re.Pu.
Karikatura, nga Medi Belortaja
Comments
loje e komplikuar por deri
<p>loje e komplikuar por deri diku e lexueshme; I.Meta ka METE qe i hapi rruge cez te vije ne shqiperi, cez ka shitur perdorimin e emrit ne shqiperi ne ndonje kompani fantazme te ilir metes per on going rate 30% duke marre persiper anen ligjore, keshtu devijon cdo humbje financiare te kompania fantazem qe shpjegon ftohjen e i. metes dhe presionin qe po i ben berishes me nderprerjen e energjise duke ngritur njerezit ne protesta aty ku meta ka mbeshtetes. berisha kercenon meten nepermjet cez dhe meta kercenon berishen per humbjet dhe kerkon deputete ekstra ne zgjedhjet e ardhshme duke e ditur skemen e manipulimit me ane te kosovareve me pashaporta shqiptare te rregullta ne 2013. keshtu meta mban berishen te lidhur pas tij ne qeverine e ardhshme me ndihmen e vete berishes, por berisha mendon se ka mjaft vota permes ak dhe spahiut por nuk do qe meta te shkoje prape majtas keshtu qe forca e krahut do vazhdoje derisa te dy te gjejne nje kompromis ose do shohim nje shperthim te papritur midis dy mafiozeve me te medhenj ne shqiperi midis marsit dhe majit 2013.</p>
Add new comment