Fundi i botës? Maja-të e sotëm kanë të tjera halle
Postuar në 21 Dhjetor, 2012 08:22
Maja-të e së kaluarës kanë vrojtuar yjësitë, lëvizjet e Diellit, të Hënës, të yjeve. Maja-të e sotëm? Në Guatemalë, vend i Amerikës Qendrore, ata përbëjnë sot shumicën e popullsisë. Flasin gjuhën e tyre, merren me bujqësi në mënyrë të ngjashme si paradhësit e tyre përpara mijëra vjetësh dhe luftojnë për mbijetesë.
Në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit shpirtërorë të popullsisë maja kanë formuluar shqetësimet dhe shpresat për epokën e re: "Bota flet për shkatërrimin e natyrës, për pasojat e ndryshimit të klimës, për humbjen e diversitetit. Ne majatë i ndiejmë direkt ndryshimet. Më shumë se tetëdhjetë përqind e popullit tonë jeton në varfëri. Malet tona, pyjet dhe lumenjtë tanë janë vjedhur prej firmave të mëdha, që ndërtojnë hidrocentrale, hapin miniera, nxjerrin naftë. Pasuritë tona natyrore po plaçkiten, të drejtat tona po cënohen, po ashtu si përpara katërqind vjetsh, kur nisi baktuni i trembëdhjetë."
Një ndër hartuesit e deklaratës është Vitalino Similox nga popullsia maja e Kaquchikel. Ai është famulltar i kishës presbiteriane dhe një personalitet interesant i historisë së re të Guatemalës. Në vitin 1998 ai ishte kandidat për postin e nënpresidentit. Atëherë ai qëndronte përkrah nobelistes së paqes Rigoberta Menchú. Me ndryshimin e kohës ai lidh shpresën për fundin e epokës se vuajtjeve. Më në fund do të nisë shërimi. Citohet Similox: "Udheheqësit shpirtërorë thonë, që çdo njeri lind me një dhuratë të caktuar. Në baktunin e kaluar kanë lindur shumë fëmijë të talentuar. Kjo jep shpresë, që ato do të rigjallërojnë matematikën, shkencën, astronominë dhe artin klasik, ndaj nuk është iluzion të besosh". A.N.
Comments
Submitted by Anonim (not verified) on
Me qe ja ka marre mire ne qeverisje do te mbylle edhe bakturnin qe vjen se ka akoma Shqiperia per t' marre ,dhe ne si kope me dhen e shelege qe jemi do bejeme si do bejme edhe nja 400 a 600 vjet te tjera me te sa eshte ky bakturni i Majave se nuk e mbaj mend mire.<o:p></o:p>
Ore ,po qe e degjuan edhe Majate dhe nuk bene as gek as mek,po bene siç u tha ai ?|||| <o:p></o:p>
Pik e zeze si u prish kjo dynja  Korrupsion i gjalle ,kushedi ç'u ka premtuar i shkreti ,besoj ndonje Maja do ta beje shef ketu tek ne qe bakturnin qe vjen te na qeverisin Majate dhe Edi Rama nxirret  jashte loje,me siguri do t'i kete premtuar shkollim ne nje nga universitetet me te mira te rruzullit  ketu tek ne ne Kavaje a ne Lushnje a kushedi ku tjeter ne qender te botes ne Shqiperine e mesme se nga veriu vetem Shkodra eshte<o:p></o:p>
Saliu i korrupton te gjithe ,nuk la me ne rruzull pa mashtruar eshte epokal !!!!!! Ha Ha Ha.<o:p></o:p>
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.