Mazhoranca zbret në 69 vota, por rrëzon hetimin për Kukësin

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 15:06

Mazhoranca parlamentare nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për të hetuar Ministrinë e Brendshme për listat e zgjedhësve në qarkun e Kukësit. Ashtu siç veproi në rastin që u kërkua hetimi i Imamit edhe këtë herë PD është treguar e vendosur të mos lejoj deputetët e Kuvendit për të zbardhur disa paqartësi që lidhen me gjendjen civile në Kukës. Sipas PD kërkesa e opozitës është antikushtetuese ndërsa ka theksuar se kjo është një alibi për të prishur procesin zgjedhor. Fakt interesant gjatë votimit ishte momenti i votimit kur PD ka zbritur në 69 vota duke humbur katër vota të cilat kanë qenë të aleatit kryesor të saj, LSI. Kërkesa e opozitës mori 62 vota pro duke iu shtuar dhe katër të mazhorancës. A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.