Dinosauri i fundit

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 16:44

Mbrëmjen e djeshme kryeministri italian Mario Monti dha dorëheqjen nga mandati qeverisës vetëm pak muaj para përfundimit normal të legjislaturës. Pasi u emërua në krye të ekzekutivit një vit më parë për ti dalë zot krizës financiare që po zhyste shtetin drejt falimentimit, Monti u detyrua të largohej sepse Partia e Popullit të Lirisë tërhoqi mbështetjen parlamentare. “Qeveria po përfundon, por nuk është faji i Maya-ve”, u shpreh Monti me ironinë e tij anglosaksone. Zgjedhjet e parakohshme (data më e mundur do jetë 27 shkurti i 2013), janë dhurata e Krishtlindjeve të dinosaurit të fundit të Europës, Silvio Berluskonit.

Mbreti Silvio, pasi shpërdoroi shumicën parlamentare më të thellë në historinë e Republikës, pasi katranosi pak e nga pak reputacionin e vet me historira të mjerueshme prostitucioni, rikthehet në fushëbetejën politike dhe garon si kandidat kryeministër për zgjedhjet e ardhshme. Prej disa ditësh ka pushtuar rrjetet televizive me një buzëqeshje të stërmadhe dhe po përsërit të njëjtat fraza dhe shprehje që e kanë karakterizuar që nga viti i largët 1994.

Në thelb Berluskoni është një shitës i klasit të parë. Qofshin tenxhere, dyshekë apo ëndrra, Silvio është i paarritshëm edhe në moshën e pleqërisë. Duke shpresuar që një vit e gjysmë larg arenës politike të kenë mjaftuar për të mjegulluar kujtesën e italianëve, Silvio çeli fushatën elektorale me premtimet e kahershme. Taksa më të ulëta, më pak kontrolle të policisë tatimore, sulme të vazhdueshme kundër Bashkimit Europian dhe Gjermanisë. Nuk mund të mungonin edhe sharjet ndaj “gjykatësve komunistë që po më persekutojnë”, dhe kundër reformave të Montit që “po e çojnë Italinë drejt depresionit”.

Repertori i yllit televiziv Silvio është i kompletuar dhe do vazhdojë në rritje derisa të arrijnë pikun me ndonjë premtim apo deklaratë magjepsëse: tamam si në cirk. Lind natyrshëm pyetja: si është e mundur që e djathta italiane të varet akoma nga tekat e një miliarderi plak, besueshmëria e së cilit është e njëjtë me parashikimin e fundit të botës të fisit Maya? Si është e mundur që krahu kryesor i klasës politike italiane nuk arriti të nxirrte një lider të ri karizmatik dhe të pakompromentuar dhe të dergonte në pension kartën e djegur me emër Berluskoni?

“U rikthye mumja”, titullonte francezja Liberation, “erdhi bunga-bunga”, ja priste gjermania Bild duke ironizuar festat seksuale të Silvios, “kujdes, rrezik në Itali”, vazhdonte zviceriania Le Temps, “mamma mia, erdhi përsëri!” shkruante The Economist . Reputacioni ndërkombëtar i Silvios është shumë afër zeros, ndërkohë që partnerët e Bashkimit Europian janë trembur nga tigri anti-euro që Sulltani milanez po kalëron për të rifituar votat e humbura.

Mario Monti dhe ministrat e qeverisë teknike i iniektuan pacientit me emër Itali një ilaç të thartë që përbëhej nga rritje taksash dhe shtrëngim rripi. Kjo kurë e rreptë u bë e nevojshme edhe për shkak të politikës frymëshkurtër të dekadës berluskoniane. Rikthimi i sëmundjes nuk është ilaçi: ndoshta ka ardhur momenti që nëpërmjet votës së lirë të dalë jashtë skene edhe dinosauri i fundit i Europës. E.Xhanari

Comments

Submitted by BAKU (not verified) on

Mario Monti po ju ve taksa qytetareve te vet mbi shtepine (konsideron shtepine luks!) nderkohe qe 10-fishoi kuoten e Italise ne shpetimin e Greqise duke e rritur nga 3 ne 30 miliard euro.

Loja absurde e Montit eshte :

Merr borxh ne emer te italise per ti dhene ndihme greqise me interresa afer 5% kur greqia ne baze te mareveshjeve dihet se i kthen me 3 %. (diferenca ?)

Nga tetori 2010 deri nentor 2011 me Berlusconin borxhi eshte rritur 2%

Nga nentori 2011 deri ne dhjetor 2012 borxhi u rrit 5%.(njeri me zi se tjetri!)

Monti ka simpatine e burokrateve europiane se po luan nje loje te interresava te dikujt qe nuk quhet "popull italian"

Submitted by f d (not verified) on

Monti ishte kryeminister i nje qeverie teknike, ishte i 'komanduar' nga lobet financiare dhe rrjedhimisht pa vota popullore. Kjo e beri popullin italin 'te qeshur te perqeshur' pothuaj njelloj se greket. Merr borxh per te shlyer borxh me justifikimin 'mos na falimentojne bankat' ndaj me mire rrisim taksat horizontale. Kjo i beri italianet 'te bien nga rete'.

Dinosauri Berluskoni, pavaresisht nga cilat interesa priret, preferon te ndeshet ne arenen politike te votes popullore, dhe italianet nuk janer kaq pa kulture e demokraci sa mund te kujtojme. Ata tanime nuk presin therrime nga pushteti lur u takon e gjithe panin'ja.

Europa, e sidomos Merkel, nuk e presim mire kete 'dinosaur prej letre', pasi ata e detyruan te jape doreheqje dhe pse ishte i votuar, duke e kercenuar se nuk do t'i jepnin kredi me interesa te justifikueshme, duke bere nga ca kompani rivleresime ne zbritje nga A-te tek B-te e tek C-te e ku di me.

Shterngimi i rripit nuk ishte ilac per kete semundje infektive europiane, por kalimi i krizave pushtetore ne kriza familjare e individuale, duke harruar qe cdo gje qendron mbi shpatullat e individeve ne mase ( edhe pse ca bejne me hile).

Dhe e fundit, italianet nuk jane si shqiptaret, s'duan t'ja dijne per europianet deri ne ate mase 'se cfare thone e cfare deshirash kane ata'...

Submitted by Labi (not verified) on

Une  nuk  e  di  sa  e  ndjek  ky  apo  kjo  gazetare  politiken  italiane  por  dua  te  them  vetem  nje  gje: Kjo  europe  qe  neve  aq  shume  e  admirojme  po  kjo  europe  po  ja  ben  gropen  italise  dhe  disa  shteteve  te  tjera,  dhe  Monti  i  cili  pati  padyshim  edhe  mbeshtetjen  e PDL  nuk  punoi  per  Italine  por  per  keto  shtete  te  tjera  qe  tani  e  shajne  Berluskonin. Ai  si  nje  tregtar  i  mirefillt  e  kupton  qe   qe  secili  ben  lojen  e  tij  dhe  natyrisht  ai  do  beje  lojen  e  tij  por  jo  duke  iu  nenshtruar  ketyre  sic  bejne  keta  politikanet  tek  ne  por  me  zotesine  e  tij  dhe  me  argumenta   te  cilat  do  ti  sherbejne  vete  italianeve.Cdo  njeri  mendon  per  familjen  e  vet  dhe  Berluskoni  shtepine  e  vet  ka  Italine  dhe  jo  Europen. Ne  shkrim  citohet  si  Dinosaur: po  eshte  dinosaur  dhe  jo  liliput  Liliputi  eshte  Monti  i  cili  i  takson  Italianet  deri  ne  60  perqind. Ai  e  ktheu  Italine  ne  nje  shtet  policor  ku  njerezve  u  behet  llogari  sa  kafshata  hane.  Ecoitalia  kjo  shoqeri  private  te  ciles  i  eshte  caktuar  te  mbledhe  taksat  e  qytetareve  italiane  eshte  bere  gangrena  e  tyre.Ne  tregun  europian  qe  ekziston  italise  i  jane  mbyllur  shume   rruge  sepse  keto  shtete  qe  tani  shajne  Berluskonin  me  marreveshjet  midis  tyre  i  kane  bere  bllokade  shume  produkteve  italiane. Shume  ndermarje  te  mesme  dhe  kompani  te  fuqishme  ne  itali  jane  mbyllur  dhe  po  vazhdojne  te  mbyllen  per  shkak  sepse  skane  me  treg  ne  europe  dhe  per  shkak  te  taksave  te  larta  sepse  gjith  tregu  kontrollohet  nga  ndermarrjet  gjermane , franceze  dhe  angleze. Mendoj  se  nje  rrikthim  i  Berluskonit  do  te  jete  nje  frymemarje  per  qytetaret  italiane . Si  lojtar  i  shkathet  qe  eshte  do  ti  jape  nje  ngritje  ekonomise  italiane  per  ata  vete  por  edhe  per  shume  tregtare  e  qytetare    shqipetare  te  cileve  do  tju  ulen  cmimet  e  produkteve  qe  importohen  prej  italise  pasi  dihet  qe  kriza  prodhon  cmime  te  larta  dhe  duke  u  lur  cmimet  atje  do  te  ulen  edhe  tek  ne. E  mirepres  kete  kthim  te  tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.