110 milionë euro për 4 hidrocentrale

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 18:29

Në Shqipëri, shoqëria turke Kurum duket se është favorite për blerjen e katër hidrocentraleve të vegjël, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 në jug të vendit dhe Shkopet e Ulëz në veri. Në dy gara të zhvilluara vecmas e ku morën pjesë 7 kompani dhe konsorciume të huaja dhe vendase, Kurum dha dje ofertën më të lartë, me një total prej afër 110 milionë euro për të 4 hidrocentralet. Vendimi përfundimtar për vlerësimin e ofertave do të merret në përfundim të verifikimit të dokumentacionit. Katër hidrocentralet kanë një kapacitet prodhues të barabartë me afër 5,3 përqind të totalit të prodhimit vendas

Procesi për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2, si dhe ai i Shkopetit dhe Ulëzës ka nisur që në fundin e vitit të kaluar kur në parlament u paraqit dhe projektligji i vecantë që i shkëpuste ato nga pronësia e Korporatës energjitike. Deri më tani janë zhvilluar disa gara. Në qershor përpjekja e parë u anulua për shkak se ofertat e paraqitur ishin të ulta. Gara tjetër e parashikuar në gusht u shty sepse kompanitë e interesuara kërkuan më shumë kohë, ndërsa në shtator nuk pati asnjë ofertë.

Këtë herë hidrocentralet u paraqitën për shitje të grupuara 2 e 2.Bistrica 1 dhe Bistrica 2 së bashku, e po ashtu hidrocentrali i Shkopetit u ofrua së bashku me atë të Ulëzës. Interes më të madh pati për hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2, ku u paraqitën 7 oferta nga kompani amerikane, turke, italiane, boshnjake, greke dhe shqiptare. Oferta më e lartë ishte ajo e kompanisë turke Kurum, prej 52 milion eurosh. Ishte sërish po kjo kompani që paraqiti ofertën më të lartë, prej 57,5 milion eurosh edhe për dy hidrocentralet e tjera, për të cilat në garë ishin 4 shoqëri.

Opozita nga ana e saj e ka kundërshtuar këtë privatizim duke e quajtur të pavend nxjerrjen në shtije të ndërmarrjeve të cilat janë fitimprurëse duke shtuar se me këtë akt do të rëndohej edhe më shumë situata financiare e Korporatës energjitike. VOA

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Prapë Turku e çuditëshëme kur ne kërkojmë të shkojmë drejtë perëndimit por me veprimet që bëjmë tregojmë se duam të shkojmë drejtë lindjes

Submitted by geni (not verified) on

Shteti sot importon energji dhe e shet tek konsumatori me lire(2lek) se e blen(6lek). Ku eshte llogjika e shitjes se hidrocentraleve pervec korupsionit te jashtezakonshem.

1 Parate qe merr shteti ne dy- tre vjet duhen shpenzuar per te blere energjine qe prodhojne keta hidrocentrale.

2 keto vepra jane investim super i sigurte dhe kompania blerese do kete nje fitim me me shume se 20% ne vit. ne 6 vjet shlyjene investimin me gjithe interesa.

3 Nqs shtetit i duhen para le te marre kredi duke vene kolateral keto 3 hidrocentrale si pakete dhe bankat bejne ndonje lek.

Tani filloni merruni me Dulen, Greqine, ceshtjen Came, AKK, Shqiperine e madhe.

Submitted by geni (not verified) on

edhe deklarimi  bute i opozites " shitje e pavend" per mua tregon se ata jane pale ne kete afere korruptive.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.