Edhe Ahmet Zogu “marksist”, sipas Berishës & co.

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 02:22

Berisha & co. e etiketojnë si “marksist” tatimin progresiv të propozuar nga PS-ja. Ne kunderpergjigje, Ilir Beqja ka paraqitur sot në revistën JAVA tabelën e tatimit mbi të ardhurat personale në kohën e mbretërimit të Ahmet Zogut. Dhe ajo tabelë është tipike e një tatimi progresiv – përqindja e tatimit rritet progresivisht nga 2% në 3%, 4%, 5%, 6%, 7%, 8%, 9%, 10%, sipas shkallës së të ardhurave. Pra sipas Berishës & co., i bie që edhe Ahmet Zogu të ketë qenë “marksist”.

Ndërkohë, edhe vetë Berisha ka qenë “marksist” në vitin 1992. Në datën 14 korrik 1992, Presidenti Berisha firmosi ligjin 7585, sipas të cilit, tatimi mbi të ardhurat personale do te ishte progresiv, me shkallëzim 10%, 20% e 30%. http://respublica.al/artikuj/2012/12/17/tatimi-progresiv-i-spiro-kolekes-apo-i-sali-berishes

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by Lili (not verified) on

<p>Race e çuditeshme kete socialistet, kur u intereson edhe &quot;tradhtarin&quot; e perdorin per interesat e tyre.</p>

Submitted by victory (not verified) on

<p>Per Lilin,</p><p>Po ju ciles race i takoni, kur Nanon e konsideruat vrases te&nbsp;Hajdarit&nbsp;dhe pastaj&nbsp;u puthet e putheni&nbsp;me te?&nbsp;Keshtu mund te radhiten dhjetra e dhjetra qendrime &quot;kurvash&quot; te Berishes dhe&nbsp;pasuesve lepe-peqe&nbsp;te tij.Mendoj qe me shume te drejte nxirren te palarat e Berishes qe kercen nga nje dege ne tjetren dhe here eshte me taksen progresive dhe here me te sheshten. Pra, dhe ju nuk jeni race me pak e cuditshme, apo jo?</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>Zogu ishte zogist...hahhahaha,ka thene Marksi pak kohe para se te vdiste qe &quot;..ta dije e gjithe bota qe une Marksi nuk jam marksist&quot;.Kete e thote se Marksi qe ne gjallje pa shume rryma qe e perdornin marksizmin si slogan dhe ideologji,dhe jo nje analize dialektike gjeniale te maredhenieve humane.Marksi mbetet kolos,&quot;ndoshta erdhi 100 me pare se kur duhej te vinte&quot;-thote Erich Fromm,madje Marksi dhe Frojdi jane dy baza te shendosha te shoqerise progresiste.Arritjetr sindikale dhe te drejtat e punetoreve ne vendet e zhvilluara te botes derivojne direkt nga manifesti i Marksit;eshte e pranuar boterisht teoria e tij mbi parane dhe mbivleren.Marksi ka thene qe baza e nje sistemi ekonomik eshte njeriu; çfare te keqe ka ne kete thenie?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.