Plani urbanistik i Tiranës 2013, Shkreli: “Po ndodh diçka e tmerrshme”

Sipas planit të përgjithshëm urbanistik të 2013 të Tiranës, kudo në Tiranë do të ndërtohet, edhe në zonat ku nuk lejohet, deri edhe në digën e liqenit artificial. Alarmin e ngre arkitekti Artan Shkreli tek Shqiptarja.com e sotme, i cili shprehet se “ky është një plan që ndërton çdo gjë.”
Në Tiranë, sipas Shkrelit do të ndërtohet edhe mbi skarpatat e Lanës; edhe te parku pas Pallatit të Kulturës (që vetë Basha e bëri park); edhe te zona e Piramidës do të ndërtohet, edhe nëse nuk bëhet Pralamenti i ri, do të ndërtohet diçka tjetër; do të ndërtohet edhe prapa Hotel Dajtit te të gjitha vilat e rrugës së Elbasanit, “vilat aty nuik do të jenë më se edhe aty do të bëhen pallate” thotë Shkreli.
Ky plan ka përcaktuar ndërtime edhe aty ku nuk lejohet me ligj, por, sipas Shkrelit, nëse e miraton Kryeministri, ka forcën që të ndryshojë planet e mëparshme rregulluese. Sipas Shkrelit, Tiranës dhe asaj pak trashëgimie kulturore që i ka mbetur, duhet t’i themi “lamtumirë”
Dhe, duke ditur që biznesi, e sidomos ndërtimi kanë lidhje deri dhe të drejtpërdrejta me politikën, shanset që ky plan të zhbëhet ndonjëherë, duken të vogla. Edhe pse, përveç individëve si Shkreli, nuk duket të ketë ndonjë merak të madh në establishmentin politik. K.C.
Comments
po s'mund te flasi Artan
po s'mund te flasi Artan Shkreli per shkatarrim te Tiranes kur ne kohen qe ishte shef urbanistike ne Bashki Tirana u kthye ne bordellon ne te cilen jetojme sot...
Turp per te gjithe ata se

Turp per te gjithe ata se duhet ndertuar ne keto zona,dote kthehen prap kjoskat e famshme.

Shkreli nuk ka punu

Shkreli nuk ka punu ndonjehere ne Bashkine e Tiranes. Kjo eshte balta e Saliut. Po paguan kusurin e denoncimeve qe gjithnje ka bere. Por nuk eshte aty thelbi, puna eshte qe kete Tirane te mire a te keqe, quajeni si te doni, e cila qe sot po behet si njehere e nje kohe, qajeni.

(DELETED) ku e ke burdellon

(DELETED) ku e ke burdellon ne tirane ??!!

Shkreli ka përgjegjësitë e

Shkreli ka përgjegjësitë e tija (morale etj, si të doni quajini) për atë qëka ndodhur deri më sot në Tiranë.

Po duke e marrë të mirëqenë fjalën e tij, ato që ai thotë nëse ndodhin ashtu siç thotë ai, janë mëse normale në Shqipëri. Ndodh rregullisht. Pse mendoni ju, pse u bë e pamundura për të marrë bashkinë e Tiranës. Po për të mbajtur me bukë mbështetësit dhe financuesit e PDsë në rast humbjeje në zgjedhjet e ardhshme. E njëjta gjë ndodh në Vlorë e bashki të tjera që janë të majta. Është rritur jashëzakonisht shumë niveli i të punësuarve... mbifryrje e administratave bahkiake të majta për mos të "vrarë" familjet e klanit PSist.
Shkreli dhe të tjerë si Shkreli që të merren seriozisht nga ata që nuk janë militantë ta hapin gojën edhe kur kryetar bashkie është kryetari i partisë së gruas së vet.

Shkreli eshte goxha

Shkreli eshte goxha profesionist, por fjala do t'i peshonte me shume po te ishte i pavarur, pra eshte vet i paraparagjykuar (s'eshte shkruar gabim por theksuar)...

Meqenese ne heshtje e me zhurme cdo gje po e rishikojme...do ta rishikojme...ngaqe te reja s'na pret kungulli te bejme...

Sado te perpiqesh te rishikosh e rindertosh do te marre me shume kohe e kosto me te madhe nga planifikimi; rrjedhim i Ligjit te Murphy...

Vete e zgjodhem kryeplak , ose si i thone dhe prift e beme e duam t'i rruajme mjekren...

Add new comment