Nata e dëbimit të Leka Zogut nga Tirana

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 06:42

Guxim Alimani ka qenë kryeredaktor i gazetës “Atdheu”, organ i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Ka drejtuar Dhomën e Tregtisë belgo-shqiptare dhe prej vitit 2001, është atashuar pranë një grupi monitorues të Krizave dhe Proceseve Integruese, iniciuar nga BE. Është botuesi i disa librave me monografi kryesisht të Ahmet Zogut. Në një prej tyre, risjellë sot në botim nga e përditshmja DITA ai përshkruan ardhjen e Leka Zogut në Shqipëri në 1993 për herë të parë, 54 vjet pasi kishte ikur foshnje dhe debimin e tij nga Berisha. Ka qenë dëshmitar okular i asaj që ndodhi natën mes 19-20 nëntorit ‘93 në dhomën 214 të Hotel Dajtit ku flinte Leka Zogu i sapombërritur në Tiranë.

Shkruan Alimani: “…Për atë datë, unë kam shkruar pa mbarim, si dhe do të shkruaj sërish, pasi mendoj se akoma ka enigma që e mbështjellin atë natë të zezë për qeverinë e post- diktaturës së atëhershme. Duke u rrethuar në pabesi me suitën në dhomën Nr: 214 të hotel “Dajtit” nga forcat policore, shik-se dhe gardiste, Mbreti Lekë, Ministri Mulosmanaj u ndodhën në një situatë kritike, ku çdo vendim i nxituar pillte vëllavrasje apo edhe diçka më tepër... Ky skenar falë gjakftohtësisë së gjykimit, si dhe trimërisë së pashoqe të mbretit dhe besnikut të tij, Abedin Mulosmanaj, do të përfundonte pa u kryer - për t’i shpërthyer në duar z.Berisha në pranverën e vitit 1997. Pasi kishin lënë Suitën e Mbretit për të pushuar ndonjë çast, shoferi i PLL-së, Ilir Xhudollari, trokiti në portën time duke më komunikuar thirrjen urgjente të Ministrit Mulosmani. Menjëherë iu gjenda pranë dhe nuk duhej shumë për të hetuar tek ai situatën e dyzuar që e dominonte. Agim Shehut i kishte ardhur në ndihmë një tjetër stërvinë, i quajtur Rexhep Karapici, i cili asokohe i printe SHIK-ut të Tiranës. Abedini nuk pranonte të zgjonte Mbretin para orarit të zakonshëm, jo se situata nuk diktonte, por se burri i bjeshkëve nuk pranonte sfida spurdhjake, qofshin edhe të veshura me pushtet. Shkëmbyem me Ministrin disa fjalë, të cilat vetëm në një botë tjetër do t’i rikonsumojmë dhe në atë mëngjes të datës 20 rreth orës 3:20 zgjova menjëherë prej gjumit mikun tim Azem Hajdari. Nuk dua të përmend dialogun, por mund të them se Azemi qe mik dhe simpatizant i Abedinit, të cilin e çmonte shumë. Ndoshta jo vetëm vendlindja, por më shumë cilësitë e rralla e të veçanta e kishin bashkuar me Abedinin. Sapo mbërrita në dhomë paralelisht ra edhe zilja e telefonit të Azem Hajdarit duke ftuar gjeneralin kasnec Agim Shehu në anën tjetër të receptorit: – Alo, jam Azem Hajdari, mos tento të prekësh Mbretin dhe Abedin Mulosmanin se më ke qysh tash krah tyre! Ata siç kanë ardhë do të lëshojnë Shqipërinë, por turpin do ta mbajmë ne.... Dhe vërtetë, Mbreti u largua për t’i lënë pozitës së atëhershme një njollë të zezë pis sa vetë nata që vijoi për të jo pa shumë pasoja…”  A.N.

Comments

Submitted by Arlind (not verified) on

<p>Te gjithe PD-istat kane qene dhe jane nje llum i pist. Te mos harrojme fjalimin e Azem hajdarit para nje viti te kesaj skene (1992) ne parlament ku fliste karshi Mbretit Zog ne te njejten gjuhe sic flisnin komunistet duke e quajtur Satrap. E gjithe kjo ishte sepse Sali me PD-istet e ndjenin kundershtarin e forte te Monarkise. Te tjerat me vone tregojne se Si Sali edhe Azemi nderronin kahe dhe benin aleance me cdo kend per te ruajtur postin.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Mbas referendumit me 2 qershor 1946 kur italiant vendosen qe te mos ishte Italia nji Mbretnì, por te ishte nji Republike, i biri i ish mbretit Vitorio Emanuele III, Umberto di Savoia iku nga Italia. Doli ligji qe ne territorin italin te mes vej me kembe asnje mashkull i kesaj familje. Mbas heqjes se ketij ligji ne vitin 2002, mashkujt Savoia u lejuen te kethehen ne Itali. ASKUSH nuk e quejti MBRET Vitorion, te birin e Umbertos. Kjo gja ndodhe vetem nder shqiptart, qe te birin e mbretit trathtar ta quejne MBRET te tyne. Jane mesue shqiptart te komendohen nga trathtart qyshe mbas Gjergj Kastriotit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.