Rendi i ri bekon modelin serb të Pavarësisë efektive

Postuar në 03 Shtator, 2025 00:58

Më datën 1 shtator në Beograd u organizua një aktivitet për të kujtuar Lëvizjen e të Paangazhuarve për të cilin kryeministri i Sebisë Macut u shpreh se mbahet për të rivendosur miqësitë e vjetra.

Ne datën 2 shtator tre ministra, ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, zv.ministri rus për Energjinë dhe sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme hungareze u takuan për të hedhur piketat e ndërtimit të një naftësjellësi të ri mes Serbisë dhe Hungarisë.

Ndërkohë që në Pekin, presidenti serb Vuçiç ka marrë sigurime nga homologu i tij rus Putin për pavarësinë dhe integritetin e Serbisë. Vuçiç ka cilësuar se së shpejti Serbia do firmosë një marrëveshje të re për gazin me Rusinë.

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raportonte takimin duje vënë theksin te qëndrimi i Putin për respektin ndaj politikës së pavarur të Serbisë nën lidershipin e Vuçiç.

Të gjithë treguesit aktualë shkojnë në favor të idesë se Vuçiç do të afirmojë pushtetin e vet përnes afirminit të pavarësisë faktike të politikës së vet. Dhe presidenti serb ka gjetur kohën dhe vendin e duhur për ta vënë në dukje këtë gjë, pasi Samiti i Pekinit propozon pikërisht një rend të ri që ndërtohet  mbi këto parime.

Është shumë e qartë se Pavarësia si nocion i konvenon sot Vuçiç që nuk mund të largohet nga Europa të cilës as nuk do t’i nënshtrohet. Në rrethanat e tanishme prova gjenerale në Serbi, me protestat e zgjatura edhe mund të braktiset në këmbim të balancimit. Kjo rrudhje e forcës ndikuese të Europës që duket se zhbëhet me orë, na jep të kuptojmë se sot unioni është i gatshëm të tolerojë çdo gjë për për të mos cenuar status quonë dhe kjo prek edhe Shqipërinë.

Dashur pa dashur Serbia imponoi një qasje strategjjike të BE-së ndaj Ballkanit në kurriz të projektit demokratik të rajonit duke përsëritur në mënyrë dramatike historinë. Pavarësia e saj si obsesion strategjik rezulton më efektive sesa imagjinata e një integrimi që sot po gërryhet përditë nga rregulla  dhe shtojca që e bëjnë Europën e Bashkuar një karkasë burokratike.

Perëndimi po ndryshon dhe shpejt. Faturën e këtij ndryshimi do ta paguajmë të gjithë me dallimin se për shqiptarët po mbyllet një kohë e konsensusit të mëadh për ta dhe po vjen një tjetër: e rivaliteteve.

Nëse bota ecën në këtë kurs, askuah nuk do ta dojë më këtë vend në patronazh dhe ne si të pavarur nuk mësuam dot të sillemi. E ardhmja në këtë moment favorizon një model për të cilin ne nuk jemi gati.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.