E natyrshme, por jo e mjaftueshme - thotë Dokle i PS-së për lëvizjen e LSI-në

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 06:51

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, në një intervistë botuar në të përditshmen Panorama, thotë se qëndrimi i LSI-së në koalicionin aktual del përtej interesave të saj partiakë.

Thotë Dokle: “Më vjen mirë që me shumë miq që sot janë në LSI (nganjëherë nuk e kuptoj pse), takohemi te Varrezat e Dëshmorëve dhe jo te varrezat e Qartallozit! Veprimi i dytë ka të bëjë me interesat  parcialë elektoralë të LSI-së dhe kjo është e natyrshme. E natyrshme, por jo e mjaftueshme! Do të vazhdojnë me lëvizje të vogla taktike dhe të mbështesin qeverinë, apo do të binden më në fund se qeveria Berisha është dëmtimi i Shqipërisë me korrupsion, me padrejtësi, me varfëri, me demokraci të deformuar, me bllokim të reformave dhe demagogji të stërkonsumuar për to? Kjo është analizë që LSI duhet ta bëjë edhe vetë, ne presim të shikojnë se çdo të bëjnë. Vendimi i tyre ka të bëjë jo vetëm me fatin e forcës së tyre politike në të ardhmen, por në një masë të caktuar edhe me fatet e vendit”.

Ndërsa për sa i përket festimeve të 100 vjetorit, Dokle deklaron se: “Dikur një shef i shtypit në Komitetin Qendror u thoshte gazetarëve: Historia?! E dini ç’është historia? Një thes me ngjarje dhe personazhe, ku ti duhet të fusësh dorën dhe të nxjerrësh ngjarjen dhe personazhin që të intereson për politikën e ditës. Ja, kështu i trajtuan ngjarjet dhe personazhet e historisë të pushtetshit e sotëm. Tëpkë njëlloj. Dhe ky qëndrim është anti-heroizëm. Historia nuk është torta e Lul Bashës ku gjithkush mund të marrë ç’të dojë dhe të mbushë legenët e politikës. Unë nuk e harroj kurrë një thënie të Andreotit, kur e quajtën personazh historik, ai tha: Jo, jo. Historia është një çështje serioze! Unë jam thjesht pjesë e kronikës. Historia vjen më vonë!”. A.N.

Comments

Submitted by Adele (not verified) on

Nje komunist 100 karat qe permend kohen qe ka punuar ne KQ te partise se punes. Nuk e kuptoj perse keta njerez me mire nuk heshtin dhe tjua lene figurave te reja qe kane botkuptim te flasin. Cfaredo te thote Dokle me Co. nga nje vesh hyn e ne tjetrin del dhe me shume i prish pune PS se sa i ndreq... se ju kujton njerezve kohet e renda dhe te peshtira te viteve te Komunizmit. Heshtni njehere e pergjithmone- e mos vuani nga mania per te qene ne qender te vemendjes- koha juaj  o komuniste ka mbaruar.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Do të vazhdojnë me lëvizje të vogla taktike dhe të mbështesin qeverinë, apo do të binden më në fund se qeveria Berisha është dëmtimi i Shqipërisë me korrupsion, me padrejtësi, me varfëri, me demokraci të deformuar, me bllokim të reformave dhe demagogji të stërkonsumuar për to?

Sa hipokrit dhe plehra i kemi politikanet. Po pse nuk eshte LSI pjese e korrupsionit qeveritar? A nuk ishin videot e Metes arsyeja per "demonstratat" e Rames? Tani dokeni te na e boni prap minister Meten.

Plehra! Ktu duket qe edhe pozita, dhe opozita nje mut jane dhe s'kane asnje qellim tjeter pervec karrikes.

Po mire na e boni, e meritojm, jemi popull injorant.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.