Taulant Balla vs Shkëlzen Berisha

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 06:22

Vazhdojnë akuzat mes Taulant Ballës dhe fëmijëve të Kryeministrit.

Dje doli me një deklaratë Shkëlzen Berisha, sot doli Taulant Balla. Po i vëmë ballë për ballë të dyja deklaratat, për të mundur të shohim më tepër brenda kësaj çështjeje të errët:

Shkelzen Berisha: “.. unë kam çelur padi gjyqësore duke i mundësuar z. Rama dhe shpifësit të tij të paguar të provojnë mashtrimet e tyre para institucioneve të Drejtësisë”

Taulant Balla: “Dje Saliu nxori djalin per te shantazhuar PS me gjyqin e radhes ne gjykaten e kontrolluar prej babit.”

Shkelzen Berisha: “Detyrimi im ligjor në emër të transparencës është të depozitoj çdo vit deklarimin tim të pasurisë në ILDKP, i cili verifikohet dhe kontrollohet nga ky institucion që, ndër të tjera, përcakton nëse është vënë ose jo në konflikt interesi.

Taulant Balla: ““fakti eshte qe PS ka lexuar fjale per fjale dhe shifer per shifer vetem deklaratat e pasurise te familjes Berisha, nderkohe qe po pyet dhe po pret pergjigje ne emer te opinionit per disa pyetje qe lidhen pikerisht me cfare ata vete kane deklaruar”

Shkelzen Berisha: “{Edi Rama} t’u shpjegojë qytetarëve si ka mundësi që pasi ka betonizuar gjithë Tiranën, pasi është akuzuar publikisht me emër se ka kërkuar miliona euro për leje ndërtimi, pasi njihet rëndom si Mister 20%...”

Taulant Balla: Si ka mundësi që vajza e Kryeministrit zonja Argita Berisha na merrka 146 milionë lekë nga mësimdhënia? Vetëm pse babi është Kryeministër, e bija e tij na qenka edhe mësuesja më e paguar në botë.

Shkëzen Berisha: “{Edi Rama}...deklaron se ka vetëm 3 mijë euro kursime jete dhe si i pastrehë strehohet në shtëpitë e shokëve dhe të mamit”.

Taulant Balla: “Si munden keta njerez ti ikin pergjegjesise publike te tranparences duke akuzuar ne tym PS dhe Edi Ramen?”

Pyetjet e Taulant Ballës:

Si ka mundësi që ndërsa advokon formalizimin e ekonomisë, vetë Saliu na paska një thes 10 milionësh në një cep të shtëpisë, të cilin pothuaj e kishte harruar dhe kish shtuar me dorë?

Kush janë universitetet që paguajnë tarifa të tilla, që rivalizojnë me universitetet më prestigjioze në botë?

Sa orë në vit jep mësim kjo zonjë, për të marrë këto lloj pagesash?

Çfarë biznesi ka zhvilluar me pronat e paluajtshme i biri i Kryeministrit Shkelzen Berisha për të fituar mbi 490 milionë lekë?

Si i janë shtuar pasuritë me 100 mijë Euro më tepër sesa të ardhurat në një vit?

Cilat janë bizneset që kanë ndihmuar, apo konsultuar juristja Argita dhe ndërmjetësi Shkëlzen?

A nuk meritojne nje sqarim publik keto pikepyetje rreqethese qe lindin nga deklaratat e erreta te pasurise se familjes se kryeministrit?

k.c.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

PERSE NUK PERGJIGJET DJALI I KRYEMINISTRIT, POR KUNDERPYET? A MENDON AI SE SHQIPTARET JANE BUDALLENJ. SIGURISHT QE KANE FRIKE NGA PUSHTETI I SOTEM, POR NE MOMENT QE FAJA DO BJERE NGA FIKU TE GJITHE DO I VERSULEN SI ENVERIT.

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Djali kryeministrit ka depozituar sic ja kerkon ligji deklarimin e pasurise se tij ne ILDKP . Ai nuk ka asnje detyrim qe t&#39;ja shpejgoje kete gje Taulant Balles. Ne cdo vend te botes je i pafajshem derisa te provohet se je fajtor. Njelloj si ai as Balla, Rama apo Linda Basha pergjigjet per deklaratat e tyre nuk ja kane dhe PD por ILDKP.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.