Ish-zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin: nuk do ketë Shqipëri të Madhe

Steven Mayer, ish-zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin, në një intervistë për agjensinë maqedonase të lajmeve, MIA-n thotë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë në fazë të rënies dhe Maqedonia bën mirë që i mbron interesat e saj në procesin e integrimeve.
Ai shprehet pesimist për zgjidhjen e halleve të vendeve të Ballkanit me hyrjen në BE. Ai sjell shembullin e bullgarëve që kanë shumë probleme me BE-në, pasi hynë, sepse korrupsioni dhe kontrabanda te ta nuk janë ndërprerë. “Gjithmonë do të ketë kontrabandë dhe punë të tjera të këqija si tregtia me fëmijë. Ato punë nuk u ndërprenë me hyrjen në BE, shumë para janë në pyetje. Veçanërisht atje ku është Ballkani, në periferi të Evropës. Shumë shtete ballkanike, pas pranimit në BE, do të jenë shtete kufitare të BE-së, kështu që deri në hyrjen tuaj në BE punët munden madje edhe të përkeqësohen”, thotë Mayer në intervistë, së cilës i referohet Zëri në Kosovë.
I pyetur për deklaratat nacionaliste të kryeministrit shqiptar, Berisha, ai tha: “Personalisht mendoj se nuk ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe ose Serbi të Madhe. Kur flas për ndryshim kufijsh nuk mendoj se Ballkani mund të përjetojë ndryshime të mëdha. “
ja.se.
Add new comment