Dokumente të reja provojnë atë që dikur dukej si fantazi paranojakësh, represion total i shtetit amerikan ndaj disidentëve të lëvizjes Occupy Wall Street.

The Guardian ka botuar, bashkë me media të tjera, faktin sesi për të shtypur me dhunë protestat kundër kapitalizmit, të quajtura “Occupy Wall Street” vjeshtën e kaluar, nuk ishte vetëm koordinimi mes FBI, Departmentit të Sigurisë së Atdheut dhe policisë lokale. Kjo shtypje, e cila atëbotë u raportua e dhunshme, me arrestime të dhunshme, goditje me predha në kafkë të protestuesve, lidhje me pranga sa tu këpusnin kyçet, njerëzit të mbajtur lidhur aq shumë sa t’u shpëtonte urina ose fekalet në rroba, –ishte një koordinim me vetë bankat e mëdha.
Turpi u rri më shumë medieve të mëdha të cilat nuk e kanë raportuar ose as investiguar kët fakt monstruoz, që rrëfen një rrjet të frikshëm koordinimi mes DHS, FBI, policisë, qendrave rajonale të fuzionit, dhe organizimeve private, kaq të shkrira, me njëra tjetrën saëq kishin krijuar një entitet të vetëm, të ashtuquajturin Domestic Security Alliance Council. Dokumentet rrëfejnë që kjo njësi e shkrirë mes shtetit e privatit, kishte një qendër të vetme kontrolli e planifikimi. Dokuemti, tregon sesi FBI, policia dhe DHS kanë punuar së bashku dhe për Bankat për të identifikuar, arrestuar dhe eleminuar politikisht qytetarët paqësorë amerikanë!
k.c.
Dokumentet mund të konsultohen dhe këtu:
http://www.justiceonline.org/commentary/fbi-files-ows.html
Comments
AMERIKA ESHTE NJE BURG SI AI

AMERIKA ESHTE NJE BURG SI AI QE NGRITI ENVERI NE SHQIPERI,POR KU KA ME SHUME HAPESIRE PER TE MARE FRYME.

Ne momentin qe rrezikon sistemin ai te asgjeson "pa gjyq", ose denohesh "ne emer te popullit", "ne emer te lirise" ne nje gjyq fals. Kriza ne Amerike s eshte "krize besimi" sic e paraqesin ,ajo eshte grumbullim masiv i kapitalit ne duar te nje grupi te limituar njerezish qe kontrollojne sistemin. Dhe shterimi i parase ne duar te njerezve pason me krize te provokuar (jo te rastesishme,apo nga padija, "sorry, it was a mistake").Nese protestuesit donin te shkateronin Wall Street dmth tu mernin parate atyre qe ia kishin mare popullit....atehere me fal po une kam edhe ligjin edhe kamxhikun "per te zbatuar" ligjin.

Prandaj dhe ambasadori yne i dashur amerikan per 21 janarin tha :Ai eshte burre shteti (indirekt:ata qe u vrane jane bageti qe zevendesohen).Nuk ka sistem ne bote ku vrasja eshte e paligjshme nese rrezikohet sistemi dhe klasa sunduse.....Te gjitha sistemet ndertohen mbi DHUNE te ligjshme.

Prandaj mos u ngazelleni shume "se jeni ne demokraci".Nese s jeni ata qe sundoni patjeter do jeni ata qe shtypeni.Si ne feudalizem,si ne kapitalizem, ashtu dhe ne socializem ka njerez qe do "rrine e argetohen" e ka njerez qe do rropaten per te jetuar...madje dhe njerez qe do vdesin per buke. Ka njerez mbi ligjin,dhe njerez qe zhduken pa ligj. Sado inteligjente te jete raca humane ligji i natyres sundon..."Me i forti fiton".

Kur na 'moralizoni' per

Kur na 'moralizoni' per demokracine ju lutemi mos na e zini me me goje Ameriken por gjeni ndonje vend tjeter si psh Finlanden...

Add new comment