Gazeta Zëri përcakton humbësin dhe fituesin e vitit në politikë

HUMBËSI I VITIT 2012 për Zërin është Bajram Rexhepi – ministër i Brendshëm i Kosovës.
Pothuajse gjatë dymbëdhjetë muajve të vitit 2012, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ministri i këtij dikasteri, Bajram Rexhepi, nuk janë ndalur së zhyturi në skandale të njëpasnjëshme. Në fillim të vitit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësia Speciale, pati rrahur rëndë deputetët e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht anëtarët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, teksa ata po protestonin në dy vendkalimet kufitare me Serbinë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më vonë në sheshin “Nënë Tereza”, por sikurse në janar, edhe në tetor asnjë polic që ka përdorur dhunë të tepërt nuk është dënuar. Kah mesi i vitit, mediet kanë raportuar se si në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në kundërshtim me dispozitat ligjore, personave të caktuar iu ndryshohet viti i lindjes, ndërsa, rasti më i paskrupullt ka qenë ai i gjyqtarit Mehdi Dehari, i cili falë ndryshimit të datëlindjes, përkatësisht “rinimit” për tri vjet, ka shpëtuar nga pensionimi, ndërsa i është shtyrë afati i punës edhe për tri vjet të tjera. Ndërkaq, krejt në fund, Ministria e Brendshme është përfshirë në skandalin e “avullimit” të 1.4 milion eurove, përkatësisht në skandalin e pasaportave.
FITUESI I VITIT2012 për Zërin Ramush Haradinaj – kryetar i AAK-së.
Haradinaj, i cili dy herë është akuzuar nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës, në dy periudha kohore ka qëndruar i paraburgosur, dhe i cili, si askush tjetër në historinë e këtij Tribunali, në të dy rastet ka dalë fitimtar. Me t’u kthyer në Kosovë, ai ka shfaqur ambicien për t’u bërë kryeministër, qoftë duke hyrë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, apo edhe duke iu nënshtruar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Ja.Se.
Add new comment