Qeveritarët, shkelësit e mëdhenj të ligjit - nuk paguajnë taksat!

Mediat e sotme kanë botuar sot listën e qeveritarëve të lartë që nuk marrin mundimin të paguajnë taksën e makinave, taksë e detyrueshme, pa të cilën asnjë prej tyre nuk mund ët qarkullojë në rrugë. Lista fillon me Nishanin, Topallin, Boden, Olldashin, Tavon, Idrizin, e vazhdon me Braçen, Sadri Abazin, Ahemtajn, Barajn, Koço Barkën, Bejën, Bumçin, Gjiknurin, Kadillin, V. Leskajn, Marko Bellon... një listë e gjatë deputetësh e ministrash, ofruar nga Dr. Shërbimit në Transportin Rrugor.
Nuk bëhet fjalë për njerëz që s’kanë mundësi t’i paguajnë, por për njerëz që ‘përtojnë’ t’i paguajnë. Janë njerëzit që kemi zgjedhur të na ndërtojnë një shtet ligjor dhe të barazisë para ligjit. Janë, siç i quan Shqip, taksidarët tanë, që vetë nuk duan të paguajnë taksat.
k.c.
Comments
Botoni listen e ligjvenesve

Botoni listen e ligjvenesve qe kane paguar. Na kurseni kohen.

Braçe: Zyrën e gjeta

Braçe: Zyrën e gjeta mbyllur

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, emri i të cilit figuron si debitor për shkak se nuk ka paguar taksën e regjistrimit të automjetit, ka reaguar në profilin e tij në Facebook. Ai shprehet se, “kam që në 8 të mëngjesit që e kërkoj, dëgjova se ku gjendet zyra, dëgjova se përqindja ja ka dhënë këtë zyrë partisë së Shpëtim Idrizit- dmth PDIU-së, dëgjova edhe seç ndodh atje... Por e gjeta mbyllur! Po po, mbyllur e mesa duket gjithçka dje e paskan bërë me qëllim!” Braçe shton më tej duke thënë se kjo drejtori të shtunën e bën pushim"

ketij i thone justifikim, e cfare logjike : hapini zyrat se po vjen Erjon Brace te paguaj taksat.

C'mund te mendoje nje qytetar i thjeshte perpara sjelljesh te tilla?

Nje qytetar i thjeshte duhet

Nje qytetar i thjeshte duhet te mos merrret me Bracen, por me pushtetin e felliqur qe ka 8 vjet qe na rropat pa piken e keqardhjes dhe te turpit dhe qe e ka kthyer Shqiperine ne stalle derrash.

z. Andon, nese alternativa e

z. Andon,

nese alternativa e nje pushteti te felliqur eshte nje pushtet tjeter i felliqur veshtire qe ky vend te shohe nje te ardhme per te qene.

Add new comment