Pas 5 vjetësh tkurrje, sektori i ndërtimit shton vende pune… Jo në Shqipëri

Postuar në 05 Janar, 2013 03:18

Kriza botërore ekonomike aktuale filloi me tkurrjen e sektorit të ndërtimit në SHBA pesë vjet më parë. Por më në fund, në dhjetor 2012, 1/5 e 155 mijë vendeve të punës që u shtuan në ekonominë amerikane gjatë muajit, u krijua në sektorin e ndërtimit, raporton gazeta Washington Post. Ky përbën një lajm të mirë për SHBA-në, sepse rritja e punësimit në ndërtim ka qenë për dekada sinjali më i saktë për shtimin e aktivitetit ekonomik edhe në sektorët e tjerë.

Të dhënat e punësimit nuk jepen kaq të detajuara në Shqipëri, por raporti i fundit i INSTAT-it për Produktin e Brendshëm Bruto na tregon se sektori i ndërtimit ka pësuar një tkurrje gjigande prej 18% në tremujorin e tretë, krahasur me një vit më parë. Dhe rënia e tij ka vazhduar pikiatën çdo tremujor qysh nga mesi i vitit 2009...

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.