Ministrat, CV qesharake, Ksera ‘fsheh’ kombësinë

Postuar në 05 Janar, 2013 04:36

 

Gazeta Dita, në numrin e parë për këtë vit, kryen një vëzhgim duke parë faqet zyrtare dhe jetëshkrimet zyrtare të ministrave të qeverisë së sotme shqiptare.

Ministri i punëve Sociale, Spiro Ksera, ka ‘fshehur’ kombësinë, në CV e tij nuk tregon se është me origjinë greke. Njësoj si Kryeministri, i cili në CV-në e tij poetike, nuk tregon vendlindjen. Ministri Pollo, në rresht-shkrimin e tij, sepse CV-ja e tij janë veëtm disa rreshta, flet vetëm për çfarë ka bërë pas 2009-s, a thua se nuk ka pasur jetë politike para këtij viti. Ministri i Kulturës, Bumçi, në jetëshkrimin e vet, nuk ka as foto, madje as... emër! Ministri Noka, ka lënë pa përmendur specializimet, ndërsa ka ofruar të dhënat bazike të arsimit e të aktivitetit politik. Ndërsa Bode, Ruli, Tafaj, Mediu e Bregu, kanë plotësuar sipas standsartit zyrtar jetëshkrimet e tyre.

k.c.

Comments

Submitted by Erisa (not verified) on

<p>pse nuk thuhet qe ministri i arsimit u be dr. dhe prof. me 1997 gjate atyre pak muajve te erreta qe ishte minister ne qeveri mbasi nuk mundi ta merrte phd nga gjermania???!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.