A thua do dëgjojë nga ky vesh "Kolegji"?

Postuar në 04 Janar, 2013 17:18

Dy ish-kryetarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi dhe Kristaq Kume kanë komentuar vendimi e një dite më parë të Kolegjit Zgjedhor dhe thonë se mundësia e vetme e trupës së gjyqtarëve ka qenë një dhe vetëm një: Kolegji Zgjedhor mund të vendoste që të detyronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të merrte vendimin përkatës, por jo të shqyrtonte vetë këtë çështje.

Ilirjan Celibashi: "Kolegji Zgjedhor ka marrë atributet e administratës zgjedhore. Kodi Zgjedhor i ka të përcaktuara detyrat për KQZ-në dhe për nivelet e tjera të administratës zgjedhore dhe është përgjegjësi e tyre për t'i ushtruar këto funksione dhe këto detyrime dhe obligime që vijnë nga Kodi Zgjedhor, sepse përndryshe i bie që për çdo lloj problemi, për çdo lloj mosmarrje të vendimit apo të konfliktit që mundet të ketë KQZ-ja, anëtarët e tij brenda për brenda, subjektet zgjedhore të caktuara mund të shkojnë në Kolegjin Zgjedhor dhe ta zgjidhin këtë çështje. Por zgjedhjet nuk administrohen nga Kolegji Zgjedhor dhe nuk përgatiten nga Kolegji Zgjedhor, ato përgatiten dhe administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve".

Kristaq Kume: "Kolegji Zgjedhor e ka kapërcyer atë çka i njeh në këtë rast, për këtë lloj ankese Kodi Zgjedhor. Ligji Zgjedhor ka të përcaktuar se cilët janë institucionet që kanë detyrën për ta administruar procesin zgjedhor. Detyrat i ka të marra. Mbivendosja e institucioneve me njëri-tjetrin është në rastin më të thjeshtë për ta interpretuar shkelje e ligjit. E gjithë kjo sjellje, - e cila është produkt i faktit që partitë politike për çdo gjë kanë rënë dakord, por vetëm një gjë nuk kanë ndryshuar, të drejtën e tyre për të qenë ata aktorët kryesorë nën administrimin e procesit zgjedhor nëpërmjet njerëzve të tyre, - na bëjnë që ne të ndodhemi përballë situatave të cilat nuk janë situata që flasin në mbarësi dhe mirëadministrim të procesit zgjedhor”.

 

Deklarimet video:

http://top-channel.tv/artikull.php?id=248970

Karikatura:

Nga Medi Belortaja

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Me kete kunderveprim gjumash te analpambukerve te opozites, asgje nuk do te ndodh. Berisha filloi fitoren e zgjedhjeve.
A kerkehen zgjedhje me standarte. Standarte u shkelen. Nuk duhet vazhduar me tej. Terhiqi te gjithe komisioneret edhe nga KQZ. Qe tani. Me vone, eshte vone. Po me Edi Ramen duke ciceritur, nuk fitohen zgjedhjet...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.