Futbolli politik dhe tre nene nga statuti i FIFA-s

Kryeministri Sali Berisha ka marrë idenë e hedhur tetë vjet më parë nga grupimi “Tifozët Kuqezi” për kampionat të përbashkët midis Shqipërisë e Kosovës dhe e ka paraqitur dje në mbledhjen e qeverisë, duke i kërkuar ministrit të sportit, Aldo Bumçi realizimin e këtij “projekti”. Berisha ka vënë si detyrë që liga mbarëkombëtare të krijohet brenda këtij viti. “Këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë Liga e Futbollit mbarëkombëtar”, është shprehur dje Berisha. “Duhet të uleni së bashku me ministrin e Sporteve të Kosovës, të bëni projektin dhe të zhvillohet Liga mbarëkombëtare. Ne kemi një hall se kombëtare është gjysmë kombëtare, ndaj ta quajmë mbarëkombëtare. Tani edhe infrastruktura e lejon këtë. Kështu, tifozi i skuadrës së Mitrovicës mund të vijë fare lehtë ta ndjekë ndeshjen Flamurtari me Mitrovicën në Vlorë, apo Prishtina me Tiranën”.
Berisha ka bërë edhe “infrastrukturën” e kampionatit: “Natyrisht, në Ligë do të përfshihen të gjitha ekipet shqiptare. Kjo do të bëjë që edhe sporti të njohë atë gjallëri të madhe që ka marrë jeta artistike... Edhe në sporte të tjera, por le ta nisim me futbollin - për të fuqizuar tregun e futbollit e për të nxjerrë një numër sa më të madh yjesh shqiptare të futbollit”. (D.I.)
Statuti i FIFA-s
Neni 83.1
Lojtarët dhe skuadrat e regjistruara në federatat anëtare të FIFA-s apo në anëtarë të përkohshëm të konfederatave, nuk mund të luajnë ndeshje apo të kenë kontakte sportive me lojtarë apo skuadra që nuk janë të regjistruara në federata anëtare ose anëtare të përkohshme të konfederatave, pa miratimin e FIFA-s.
Neni 13, Artikulli 1/d
Anëtarët (federatat) janë të detyruar të sigurojnë që anëtarët e tyre (klubet) të veprojnë në përputhje me Statutin, rregulloret, direktivat dhe vendimet e organeve të FIFA-s.
Neni 13, Artikulli 2
Dhunimi i obligimeve të mësipërm çon automatikisht në sanksione të cilat parashikohen në Statutin e FIFA-s.
Foto: Berisha gjuan topin gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të stadiumit te Kamzes (LSA, 2009)
Comments
Kur FIFA shkeli rregulloren e

Kur FIFA shkeli rregulloren e vet duke ofenduar Kosovën, pse Shqipëria nuk mund të bëjë të njëjtën gjë.

Mbi ç'parim FIFA mor vendimin në dhjetor që Federata e Kosovës të mos luaj ndeshje pa dakordimin e Beogrdit, pas imbole shtetëreore dhe jo në statdiumet e KS. Pse Kosova nuk pranohet në FIFA?

Edhe Ishujt Kuk, Skocia, Uellsi, Ishujt Faraoe nuk janë anëtarë të OKB-ës, atëherë pse jo Kosova. FIFA ka mbi 205 federata anëtare, ndërsa OKB vetëm 193 shtete anëtare dhe 2 vëzhguese (Palestina e Vatikani), pra maksimumi 195 federata duhet të ishin anëtarë të FIFA.

Argumenti se anëtarë të FIFA-as janë vetëm anëtarët të OKB-ës është mashtrim.

Për atë që FIFA i bëri Kosovës në dhjetor, Shqipëria duhet të kishte kërcënuar edhe me largim nga FIFA në dhjetor dhe madje duhet të bënte fakt të kryer këtë, duke kërkuar solidaritet nga të 97 shtetet e tjera që njohin Kosovën si shtet.

TURP për BLATER-in dhe FIFA-an!

Bravo Tirana!

P.s

Resbublica mos u bëni më keq se mediat Beogradase. Vendimi është i drejtë, pasi padrejtësia ndaj Prishtinës është e madhe.

Dhe cili prej ketyre tre

Dhe cili prej ketyre tre neneve e ndalon organizimin e nje kampionati te perbashket Shqiperi-Kosove?-Asnjeri!
Vetem se neni 83.1 parashikon marrjen paraprake te aprovimit te FIFA-s dhe kaq.
Idene e nje kampionati Shqiperi-Kosove dhe me gjere ku te perfshihej dhe Maqedonia e Mali i Zi e kam dhene une se pari ne nje artikull te dates 7 tetor 2003 dhe jo tifozet kuqezi.

O cuna! Kto pune nuk behen me
O cuna! Kto pune nuk behen me entusiazem dhe patriotizem.
Kampionate dhe ndeshje futbolli bejne edhe fshatrat. FIFA dhe UEFA nuk i ndalon. Edhe nje kampionat mbarekombetar askush nuk ta ndalon.
Ja vajten ekipet dhe bejne ndeshje. Vetem kaq. Doli Prishtina e para. E dini cfare ndodh pastaj. Vazhdoni lozni perseri per qejf thote UEFA. Nuk ka pjesmarrje ne aktivitetet europiane. Ku ishe? Hicgjekundi....
Add new comment