‘Kunatizim’ i Bashkisë së Tiranës?

Gazeta Dita publikon sot skandalin e radhës, kunati i Lul Bashës merr “dhuratën” e vitit të Ri nga Kryebashkiaku: merr një tender 80 milionë pa garë, për blerje në Megatek. Në kompaninë e njohur për sloganin “bëje mirë, bëje vetë” Erion Isufi është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, së bashku me avokaten e Berishës, Erinda Ballanca, raporton Dita. Dita gjithashtu bën dhe llogaritë e “drurit mbi romët” biznesi i plehrave, prej nga romët u përzunë me dhunë, duke iu konfiskuar karroca, arka e biçikleta, sjell një xhiro prej 1.3 milionë eurosh në muaj.
Në lidhje me tenderin 80-milionësh, gazeta sjell në vëmendje faktin se Shqipëria ka prej disa vitesh edhe një ligj që synon parandalimin ekonfliktit të interesit për zyrtarët shtetërorë, duket se Bashkia e Tiranës “e ka ndarë mendjen”, duke shënuar një tjetër precedent në atë që që gazeta e quan me ironi “kunatizim” të institucionit të Bashkisë.
k.c.
Comments
Dashuria , liria ,
<p>Dashuria , liria , pasuria...nuk dhurohen por 'pushtohen' .</p>
Add new comment