Shënim: Strategjia elektorale e Berishës – K.Ç.K.

Në fushatën e zgjedhjeve të 2009-ës, pavarësisht nga tragjedia e Gërdecit dhe tej-tej-shpenzimet për Rrugën e Kombit, Berisha u fut me disa avantazhe. Shqipëria ishte antarësuar në NATO, investimet publike dhe private (në peshë secifike ndaj PBB-së) ishin dyfishuar krahasimisht me 4 vjet më parë, dhe vëllimi i tregtisë me pakicë (pra, konsumi) ishte rritur me 24% krahasimisht me 4 vjet më parë.
Sot, Berisha po futet në garë me disa dizavantazhe - investimet publike dhe private (në peshë secifike ndaj PBB-së) janë përgjysmuar krahasimisht me 4 vjet më parë dhe vëllimi i tregtisë me pakicë (pra, konsumi) është pakësuar me 12% krahasimisht me 4 vjet më parë. Ndërkohë, numri i të punësuarve është ulur me 51 mijë nga qershori i 2009-ës.
Prandaj, në fushatën aktuale zgjedhore, Berisha duket se po ndjek strategjinë “Kap Çfarë të Kapësh” (K.Ç.K.). Për shembull, duke nuhatur (ose matur) suksesin e Aleancës Kuqezi me temat kombëtariste, Berisha i është rikthyer përsëri sot temës së ligës mbarëkombëtre të futbollit, në faqen që dikush duket se ja shkruan në FaceBook, me këto fjalë:
“Të dashur miq, ideja e një Lige mbarëkombëtare të futbollit duket se është pritur me entuziazëm në tërësi, por në mënyrë të vecantë nga tifozat kuq e zi, si një akt tjetër në rrugën e bashkimit kombëtar. Në të vërtetë janë tifozët e mrekullueshëm kuq e zi frymëzues të krijimit të Ligës mbarëkombëtare të futbollit shqiptar. Ata prej vitesh bashkuan entuziazmin mbarëkombëtar të futbollit shqiptar dhe u bëne si të thuash zgalemët e bashkimit kombëtar. Me kujtohet një ditë ndeshjeje ndërkombëtare se si ata kishin "veshur" Tiranën kuq e zi. Një diplomat i huaj kurioz dhe disi i shqetësuar me pyeti se c'po ndodhte kështu. Unë iu përgjigja shkurt: Shqiptarët po bashkohen, Tirana sot sic e shikon është e tyre dhe duket më e re dhe me e bukur se kurrë”.
Sipas Berishës sot ekipet e futbollit të Kosovës e Shqipërisëe mund të luajnë mes tyre pa marrë lejen e askujt. Kryeministri shtoi se ky bashkim i futbollit do ti japë hov të ri dhe talenteve të reja në këtë sport.
“Më parë krijimi i Ligës mbarëkombëtare të futbollit nuk mund të pranohej kurrë nga pushtuesit dhe diktatura. Sot jemi të lirë dhe asgje nuk mund të pengojë ekipet e qyteteve të trojeve etnike shqiptare të ndeshen njëri me tjetrin. Ato nuk kanë nevojë të marrin leje për ndeshjet e tyre jo miqësore por vëllazërore për bashkimin e kombit, futbollit të tij. Ne fillim Liga nuk do ndryshojë përfaqësimin ndërkombetar të futbollit shqiptar, por do t'i jape nje hov te ri futbollit në trojet etnike shqiptare, talenteve dhe yjeve të futbollit shqiptar. Ne do ta krijojme atë! Gëzuar-s.b”, shkruan Berisha në Facebook.
E.Zaloshnja
Comments
sigurisht qe cdo kryeminister
<p>sigurisht qe cdo kryeminister dhe cdo politikan eshte cdo here nen presionin e votimeve por duhet patur kujdes qe jo cdo propozim i mire duhet hjedhur posht sepse eshte bere nga berisha apo rama.po shkuam me filozofine se keto i bejne ne fushata cfar duhet te themi per obamen apo merkel ...</p>
Me keto qe ben Sala i nxori
<p>Me keto qe ben Sala i nxori bojen opozites si nje opozite qe ........ka dyshime per identitetine saj ---Duket sikur opozita e PS-se nuk eshte ......e Shqiperise....</p><p> </p><p>Me nje fjale Sala po e diskretiton PS-ne</p>
Add new comment