Lufta politike zhvendoset online, Rama konferencën e parë për shtyp, live në Twitter nesër në 12:00

Postuar në 05 Janar, 2013 10:10

Pas deklaratës së Kryeministrit se ministrat duhet të hapin faqet e tyre në FB, çka dikush e komentoi si politikë punësimi (meqë 10 njerëz të tjerë do administrojnë ato faqe), Kreu i PS-së paralajmëron se konferencën e parë të shtypit për vitin 2013, do ta zhvillojë në Twitter, raporton portali www.gazetadita.al. Edi Rama do t’u përgjigjet pyetjeve live në Twiter, dhe ‘gazetarët’ do të jenë vetë qytetarët. Rama e hodhi fillimisht idenë në një mesazh të postuar në profilin e tij dhe pasi pa reagimin pozitiv të ndjekësve vendosi që konferencën ta zhvillojë në ditën kur njerëzit kanë më shumë kohë.

“Ide: A e bëjmë në Tuiter konferencën e parë të shtypit për këtë vit, me pyetje nga të gjithë ju? Pres reagimet/ pyetjet tuaja për të vendosur”, shkroi Rama fillimisht. Pak më vonë: “Reagimet janë të panumërta. E drejtë të përfshijmë pyetjet nga FB përmes një adrese Tuiter e hapur enkas për të kaluar pyetjet e tyre”.

“Atëherë konferencën do ta bëjmë live nesër, e diel 6 janar, në 12:00. Vazhdoni të çoni pyetjet përmes Twitter-it ose në Facebook”.

Ja.Se.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.